Festë golash në Itali, Napolit i ikën fitorja nga duart në momentet e fundit

147
Sigal

Autogoli i Maksimoviç i dha avantazhin Sasuolos në minutën e 34-t, teksa Zielinski barazoi shifrat përkohësisht 4 minuta më pas. Teksa pritej të mbyllej pjesa e parë, Berardi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke çuar shifrat në 2-1.

Vendasit e mbyllën në avantazh fragmentin e parë të lojës, teksa Napoli arriti të përmbyste rezultatin në minutat 72 dhe 90 me autorë Di Lorencon dhe Insinjen. Kur u mendua se skuadra e Gatuzos do të merrte 3 pikë të arta në transfertë, Kaputo barazoi shifrat në minutën e 90+5-të, po nga pika e bardhë e penalltisë. Plot 3 penallti të akorduara në këtë përballje.