Sulm terrorist në Suedi, i riu plagos me thikë tetë persona

160
Sigal

Tetë persona kanë mbetur të plagosur ditë e sotme në Suedi, si pasojë e një sulmi të dyshuar terrorist.

Sipas mediave të huaja, një i ri, rreth 20-vjeç sulmoi me thikë njerëzit në Vetlanda, një qytet i vogël në jug të vendit.

Autori u qëllua në këmbë nga oficerët dhe është dërguar në spital.

Disa prej personave të plagosur ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nuk dihen ende motivet e këtij sulmi, por autoritetet vendase po e trajtojnë atë si një sulm terrorist.