Ferrari “tremb” rivalët, Vettel fluturon në Barcelonë

590
Sezoni i ardhshëm duket se do jetë i duhuri për Ferrarin, me kokëkuqen që të paktën në fazën përgatitore po bën mjaft mirë. 

Në testet e Formula 1, të zhvilluara në Barcelonë, Sebastian Vettel fluturoi me makinën SF71-H duke plotësuar 168 xhiro, më shumë se çdo kush tjetër, dhe përfundoi me kohën më të mirë të 1 minutë e 20 sekonda.
Pas gjermanit, u rënditën Valtteri Bottas me një kohë prej 1’20 “596 të regjistruar në mëngjes me Mercedesin, por piloti finlandez nuk ishte në gjendje të përmirësohej përkundër 86 xhirove. 
Podi u plotësua nga Max Verstappen i cili shënoi 1’20 “649 në 127 xhiro me Red Bull. Pastaj vjen Leëis Hamilton me Mercedesin tjetër, i cili duhet të kënaqet me vendin e katërt duke shënuar kohën (1’20”808).
Sigal