Federata zyrtarizon tjetër miqësore, Shqipëria mat forcat në nëntor me Uellsin

603
Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar një tjetër miqësore për ekipin Kombëtar. Ekipi kuqezi i drejtuar nga Christain Panucci do të luajë me datë 20 nëntor një miqësore në “Elbasan Arena” kundër Uellsit.
Një kundërshtar i denjë për të matur forcat pasi britanikët përveçse surprizuan në Europain do të jenë pjesëmarrës edhe në Botërorin Rus.
Më herë është bërë me dije se zyrtarë të federatës po negociojnë për një miqësore me Kosovën në muajin maj. Shqipëria do të luajë dy miqësore në këtë muaj, ndërkohë që prej kohësh dihet se Ukraina e Shevshenkos do të jetë njëri kundërshtar.
Sigal