Faruk Sejdini: “Në Shqipëri është e lehtë të manipulosh”

464
Sigal

Trajneri legjendar i Dinamos: “Ministria e Sporteve të mos qëndrojë pasive, kur sporti vuan”

Trajneri i njohur shqiptar, Faruk Sejdini, është gjithmonë i drejtpërdrejtë dhe nuk dëshiron aspak t’u shmanget problemeve, prej të cilave vuan futbolli shqiptar. Ish-tekniku legjendar i Dinamosm, por edhe një sërë klubesh të tjerë shqiptarë, tha për gazetën “Telegraf” se pret një fazë të dytë të Kategorisë Superiore, më të ashpër: “Faza e dytë do të jetë tepër e forta, për të dyja grupet e skuadrave, si të atyre që synojnë të kapin një vend në Europë, dhe e parashikoj më të ashpër luftën midis ekipeve që synojnë t’i shpëtojnë rënies direkte. Formula e këtij sezoni është shumë e ashpër: bien direkt katër skuadra. Uroj që, lufta sportive të mos e kalojë masën dhe të mos ketë dënime të “porositura” për të prishur bukurinë e futbollit. Gjithsesi, rreziku është evident”. Sejdini foli edhe për raportin e “Sportradar”-it që, e klasifikoi futbollin shqiptar si më të korruptuarin në botë, duke përmendur shifrën e 97 ndeshjeve të dyshuara si të trukuara. “Mendoj se, sa më i dobët të jetë kampionati, dhe për fat të keq, Shqipëria hynë në këtë përcaktim, për shkaqe objektive dhe subjektive, aq më shumë koeficienti i fiksimit të rezultatit”, – tha ai. Faruk Sejdini ka qenë ish-ndihmësi i Astrit Hafizit me Kombëtaren, në periudhën 1997-1999. Si lojtar, ka fituar pesë tituj kampionë (1966-1967, 1972-1973, 1974-1975, 1975-1976 dhe 1976-1977), por dhe tri Kupa të Shqipërisë (1971, 1974, 1978).

   – Zoti Sejdini, sapo ka përfunduar merkatoja dimërore dhe disa prej skuadrave kanë ndryshuar “fytyrë” për fazën e dytë. Cilat nga skuadrat gjykoni se janë përforcuar më shumë?

 – Mendoj se, pas ndërprerjes së kampionatit, për shkak të përfundimit të fazës së parë, në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, koha ka qenë e mjaftueshme për çdo skuadër për të korrigjuar dhe plotësuar ato të meta që ajo ka konstatuar. Disa skuadra kanë realizuar më shumë blerje, disa jo, gjithmonë sipas nevojave që kanë pasur klubet dhe trajnerët e tyre.

– Faza e dytë fillon, më 9 shkurt, pas miqësores me Gjeorgjinë, si e parashikoni atë?

– Është tashmë shumë e qartë se, faza e dytë do të jetë tepër e forta, për të dyja grupet e skuadrave, si të atyre që synojnë të kapin një vend në Europë, dhe e parashikoj më të ashpër luftën midis ekipeve që synojnë t’i shpëtojnë rënies direkte. Formula e këtij sezoni është shumë e ashpër: bien direkt katër skuadra. Kjo do të reflektojë edhe për ekipet që synojnë, titullin e kupat e Europës. Uroj që, lufta sportive të mos e kalojë masën dhe të mos ketë dënime të “porositura” për të prishur bukurinë e futbollit. Gjithsesi, rreziku është evident.

– Para pak javësh, një raport i një organizmi ndërkombëtar, “Sportradar”, e klasifikoi futbollin shqiptar si më të korruptuarin në botë, duke përmendur shifrën e 97 ndeshjeve të dyshuara si të trukuara. Sa të besueshëm e konsideroni këtë raport?

 – Mendoj se, sa më i dobët të jetë kampionati, dhe për fat të keq, Shqipëria hynë në këtë përcaktim, për shkaqe objektive dhe subjektive, aq më shumë koeficienti i fiksimit të rezultatit: artificialisht, por dhe realisht. Ne kemi një infrastrukturë të dobët sportive dhe, ajo shpesh të pengon të bësh një lojë cilësore.

 – Sporti shqiptar vuan nga shumë mungesa dhe ky është një fakt i pranuar nga të gjithë. Si e shihni ju rolin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, e cili është përgjegjëse për politikat sportive në vendin tonë?

 -Ministria e Sporteve, për mendimin e tim, duhet të tregoj shumë kujdes në drejtimin e investimeve në infrastrukturë, dhe këtu nuk kam parasysh vetëm atë të klubeve. Nuk jam i informuar në lidhje me buxhetin e saj. Pavarësisht se, klubet e futbollit tonë drejtohen nga bashkitë apo dhe në shoqëri aksionare bashki-individë, Ministria e Sporteve duhet të bëjë përpjekje të vazhdueshme, për të krijuar lehtësitë e nevojshme që, kompani apo biznesmenë të afrohen pranë sportit. Nuk mundet që, një “gur” aq i madh sa ç’është një ekip ta shtyjë vetëm dhe në vazhdimësi një njeri i vetëm. Jam i mendimit, se duhen më shumë aksionarë. E them shpesh një thënie: “Ne jemi mësuar që të grisim brekët për të arnuar fanellën, apo e kundërta!”. S’mund të vazhdohet më me këtë logjikë.

 – Zoti Sejdini, pas pak ditësh, më 6 shkurt, Shqipëria do të luajë miqësoren e parë ndërkombëtare për vitin 2013, atë kundër Gjeorgjisë. Si e shikon atë?

 – Miqësoret janë gjithmonë të mira, pasi ke mundësi jo të vetëm të formatosh skuadrën, të përcjellësh idetë e tua, por dhe të futësh e të testosh elementë të rinj. Nuk jam domosdoshmërish i idesë që, ta fitojmë me çdo kusht atë ndeshje. Për mua, si trajner, më mirë është të fitojmë elementë të rinj, apo të pështatetemi më mirë me idetë që ka trajneri De Biazi.

 – Trajnerët mbeten gjithmonë më të sakrifikuarit në futbollin shqiptar. Nëse shohim emrat që kanë drejtuar skuadrat në këtë sezon, 12 nga 14 skuadrat i kanë ndryshuar trajnerët, madje disa drejtohen aktualisht nga trajneri i tretë. Përse ndodh kaq shpesh te ne që, të shkarkohet një trajner?

– Mendoj se, po ndryshimi i shpeshtë i trajnerëve po shndërrohet në një ritual shumë të gabuar. Të tjerë bëjnë fazën përgatitore, të tjerë marrin pjesë në kampionat, dhe të tjerë drejtojnë në fazën e dytë. Kjo tregon dhe paqëndrueshmërinë e futbollit tonë. Më duket se, askush nuk dëshiron të marrë përgjegjësi. Me aq sa unë di, asnjë trajner në Shqipëri nuk ka një kontratë trevjeçare me një klub të caktuar, atëherë si mund të flasim për një projekt të tij? Kështu siç ndodh te ne, që çdo tre muaj ndërrohen trajnerët, nuk besoj se i bën mirë futbollit apo dhe vetë klubit. Çdo klub ka shkollën e vet: Tirana ka karakteristikat e saj, Vllaznia të vetat. Le të marr shembull Dinamon e para një dekade: kishte filozofinë e saj. Ndenji gjashtë vjet një trajner. E mori nga “A”-ja dhe e çoi tek “Zh”-ja dhe fitoi tituj. Mund të marr shembull edhe të para viteve 1990: Myslim Allën te Tirana, Skënder Jareci te Dinamo, etj.

  KUPA E SHQIPËRISË

Fryhet topi në Laç

 Pas gati 40 ditësh “pushime”, rikthehet futbolli i luajtur me ndeshjet e serisë së dytë të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Kështu, për grupin B, Flamurtari udhëton në Laç për t’u ndeshur me kurbinasit, që në fushën e tyre nuk të falin. Flamurtarit i mungon Memelli i skualifikuar. Në ndeshjen e parë, Flamurtari, nën drejtimin e Ernest Gjokës, fitoi me rezultatin 2-1. Një fitore do t’i çonte vlonjatët në gjysmëfinale.

GRUPI A

(03/04.02.2013)

Të dielën

Shkumbini-Kukësi 14:00

Të hënën

Skënderbeu-Kastrioti 14:00

RENDITJA

1. Skënderbeu   3    9

2. Kukësi       3    6

3. Kastrioti    3    3

4. Shkumbini    3    0

GRUPI B

(02/04.02.2013)

Sot

Laçi-Flamurtari 14:00

Të hënën

Teuta-Bylisi    14:00

RENDITJA

1. Bylis        3    9

2. Flamurtari   3    6

3. Laçi         3    3

4. Teuta        3    0

 Besarti shënoi dy herë për skuadrën e tij, Brisbejn Roar

 Fut Berishën dhe ke një dopio gol!

 Besart Berishën iu rikthye kohëve të arta, teksa sulmuesi kosovar shënoi dy gola në barazimin 2-2 të Brisbejn Roar kundër Sentrëll Kost, në kampionatin australian. Kundërshtarët shënuan të parët me anë të MekGlinshit në minutën e 8-të, ndërsa Brisbejni barazoi me anë të Berishës në fillim të pjesës së dytë (47’). Sulmuesi shqiptar shënoi me kokë nga një distancë e afërt, pas një punë të bukur nga Tomas Broih. Goditja e këndit nga ana Ljuk Bratanit gjeti Brohin, dhe ky i fundit i shërbeu Berishës. Besarti nuk gaboi duke e çuar topin në rrjetë. Brisbejni mori zemër nga barazimi, duke nisur një seri sulmesh. Në një prej tyre, pas një sërë kombinimesh: Stef Niljand-Shejn Stefanuto-Besart Berisha, kosovari e kaloi në avantazh skuadrën e tij në të 69’.

por kryesimi mbijetoi deri në minutën e 80-të, kur MekBrin fiksoi shifrat në 2-2. Për ish-sulmuesin e Kombëtares shqiptare, i cili vitin e kaluar fitoi “Këpucën e Artë” në Australi pasi shënoi 21 gola, këta ishin golat me numër 9 dhe 10 në A-League. Më atë që prodhoi në fushë, Berisha ishte shpesh heroi dhe antiheroi i ndeshjes. Pasi, Brisbejn e mbylli pjesën e parë në dizavantazh 1-0, Berisha e ndihmoi skuadrën e tij të barazonte me fillimin e pjesës së dytë, teksa shënoi një dytë, për t’i çuar në delir tifozët. Besarti mund të kishte shënuar një “hat-trick” (trigolësh), nëse goditja e tij në minutat e fundit të ndeshjes nuk do të ndalur në shtyllën horizontale. “Sigurisht, ishte mirë që shënova”, – tha Besarti për gazetën “The Australian”. “Tani çdo gol për Brisbejnin është i nevojshëm dhe unë jam shumë i lumtur për ata dy gola. Ishim të pafat për të marrë fitoren në fund të takimi, por Sentrëll Kost është një ekip shumë i mirë”.

  Dhjetë gola

Ish-sulmuesin e Kombëtares shqiptare, i cili vitin e kaluar fitoi “Këpucën e Artë” në Australi pasi shënoi 21 gola, në këtë sezon ka realizuar dhjetë gola në A-League.

 Luksi i Bekhamit te PSG,me suitë dhe bodigard

 Shofer privat, truprojë dhe një suitë në një hotel me pesë yje. Nuk heq dorë nga luksi Dejvid Bekham, ylli i ri i Paris Sën Zhermenit, gjatë qëndrimit të tij “single” në kryeqytetin francez. Të paktën për ditët e para, shtëpia e “Spice Bpy” do të jetë një dhomë hoteli në kryeqytetin parizien, duke pasur një shofer dhe një bodigard në shërbimin e tij. Gruaja, Viktoria, dhe katër fëmijët e tij, Bruklin (13 vjeç), Romeo (10), Kruz David (7) dhe vogëlushja Harper Seven (1 vit) kanë preferuar të qëndrojnë në Londër, ku janë sistemuar pas pesë viteve të shpenzuar në Los Anxheles të Shteteve të Bashkuara. Familja Bekham do të bashkohet në fundjavë, në Londër ose Paris. Bekham do të mbajë fanellën Nr. 32 te Paris Sën Zhermeni dhe ka një kontratë deri në muajin qershor të këtij viti. “Për këto pesë muaj në Paris nuk do të marr pagë. Paratë do të shkojnë për bamirësi, për fëmijët në vështirësi”, – tha Bekham pas firmës së hedhur për Paris Sën Zhermenin.