Barcelona po planifikon blerjen e sulmuesit të Realit, ja shënjestra…

407
Sigal

Presidenti i Barcelonës zbuloi gjatë ditës së djeshme se klubi i tij dhe Reali i Madridit nuk kanë asnjë pakt për të mos bërë shkëmbime me njëri-tjetrin.

Nëse katalanasit do të dëshironin ndonjë lojtar të “Los Blancos” do të lajmëronin në fillim klubin madrilen.

Havier Saviola ishte lojtari i fundit, për të cilin dy klubet e mëdha spanjolle bashkëpunuan. Sulmuesi argjentinas u transferua në vitin 2007 nga Barça te Reali, ndërsa në verë mund të vijë një kalim në krahun e kundërt.

Sipas raportimeve të “Daily Star”, Barcelona po mendon të sigurojë shërbimet e Iskos në fund të sezonit. Fantazisti po kalon një moment të keq dhe ardhja e Solarit në stol i ka dhënë fund hapësirave të tij, shkruan SP.

Ai po mendon të largohet në fund të sezonit dhe Barcelona është gati të përfitojë dhe po përgatit planin për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit.