MASH: Ja kriteret dhe afati për dokumentet për fitimin e Fondit të Ekselencës

1101
Sigal

ZYRTARE/Hapen procedurat për Fondin e Ekselencës për studime Doktorate, Master, Bachelor

Janë publikuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, procedurat dhe afatet për Fondin e Ekselencës në për studime Doktorate, studime për Master dhe studime për Bachelor. Këto kritere janë nxjerrë në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 875, datë 19. 12. 2012 “Për fondin e ekselencës, për mbështetje financiare të studentëve e shkencëtarëve të rinj, të shkëlqyer”, dhe në përputhje me Udhëzimin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Nr. 37, datë 31. 12. 2012 “Për përcaktimin e rregullave në zbatim të kritereve, masës së financimit dhe procedurave që ndiqen për përfitimin e fondit të ekselencës nga studentët dhe shkencëtarët e rinj, të shkëlqyer”, studentët dhe shkencëtarët e rinj, të shkëlqyer mund të përfitojnë nga Fondi i Ekselencës, i akorduar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Të drejtën për t’u mbështetur financiarisht e kanë:

a) Studentët, që ndjekin studimet e plota të doktoratës ose një pjesë të tyre jashtë shtetit në njërin prej 15 universiteteve më të mira të botës në shkencat shoqërore, të artit dhe sportit; në njërin prej 50 universiteteve më të mira të botës në shkencën e matematikës, shkenca natyrore, teknike, teknologji, shkenca të edukimit dhe ato të jetës, sipas renditjes së zhvilluar nga Times Higher Education. “Renditja Botërore e Universiteteve”, për vitin më të fundit; si dhe në njërin prej universiteteve të mirënjohura të botës për studimet në Albanologji, pasi kanë përfunduar ciklin e parë e të dytë të studimeve universitare, kur:

i) kanë arritur notën mesatare mbi 9 për shkencat natyrore, inxhinierike e të jetës, dhe mbi 9.5, për shkencat ekonomike e shoqërore për studimet e kryera brenda vendit; ose, përkatësisht, mbi 8 (e barasvlershme me vlerësimin B sisteminanglo – sakson), për shkencat natyrore, inxhinierike e të jetës, dhe mbi 8.5 (e barasvlershme me vlerësimin B + në sistemin anglo – sakson), për shkencat ekonomike e shoqërore, për studimet e kryera jashtë shtetit në secilin cikël studimi.

ii) janë pranuar në një universitet të huaj për studimet e doktoratës, pa pagesë për tarifa studimesh dhe nuk marrin pagë ose shpërblim për punën kërkimore apo mësimore që bëjnë gjatë këtyre studimeve në

universitetin pritës.

Studentët, që ndjekin jashtë shtetit ciklin e parë dhe ciklin e dytë të

studimeve  universitare, kur:

i) Janë pranuar  në njërin nga 15 universitetet  më të mira të botës sipas

renditjes së zhvilluar nga Times Higher Education “Renditja Botërore e Universiteteve”,  në vitin më të fundit, për të ndjekur njërin nga dy ciklet e studimit në matematikë, shkenca natyrore, të edukimit, teknikë, teknologji,  të jetës, artit dhe sportit;

ii) Janë pranuar  në njërin nga 15 universitetet  më të mira të botës sipas

renditjes së zhvilluar nga Times Higher Education. Renditja Botërore e universiteteve”,  në vitin më të fundit, për të ndjekur njërin nga dy ciklet e studimit në shkencat  shoqërore dhe kanë përfituar një pjesë të financimit  nga universiteti pritës.

iii)Pranojnë të punojnë, se paku, 3 (tre) vjet në Shqipëri pas përfundimit të ciklit përkatës të studimeve,  për të cilin përfitojnë bursën, ose pas përfundimit  të të gjithë ciklit të studimeve, ose kandidati  përfitues vijon studimet në ciklet më të larta universitare;

iv)Nuk janë, njëkohësisht,  përfitues të ndonjë burse tjetër nga shteti shqiptar dhe nuk kanë të ardhura personale dhe të familjareve  të tyre (prindërit adoptuesi,  bashkëshortët, fëmijët dhe i adoptuari deri në moshën tetëmbëdhjetë (18 – vjeçare) 120 000 (njëqind e

dyzet mijë) lekë në muaj.

v) Kanë përfunduar  studimet parauniversitare me mesatare mbi 9-të të gjitha viteve të shkollës së mesme ose ekuivalente për ata që kanë përfunduar këto studime jashtë vendit, për studentet që aplikojnë për ciklin e parë të studimeve  universitare.

vi) Kanë përfunduar studimet  e ciklit të parë më notë mesatare mbi 9, për shkencat natyrore, inxhinierie e të jetës, dhe mbi 9.5 për shkencat ekonomike  e shoqërore, ose, përkatësisht  mbi 8 (e barasvlershme me vlerësimin B në sistemin anglo – sakson) për shkencat natyrore, inxhinierie e të jetës, dhe mbi 8.5 (e barasvlershme me vlerësimin B+ në sistemin anglo – sakson) për shkencat ekonomike e shoqërore,  për studimet e kryera  jashtë shtetit, për studentët që aplikojnë për ciklin e dytë të studimeve universitare.

Box

Fond Ekselence për:

a) bursa të posaçme për studime Doktorate

b) bursa të posaçme për studime Master

c) bursa të posaçme për studime Bachelor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës hap procedurat e aplikimit për programin, për vitin akademik 2013 – 2014, në datën 01. 02. 2013.

Afati për dorëzimin e dokumenteve

Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, afati i dorëzimit të dokumenteve është deri në datën  15. 04. 2013.  Dokumentet dërgohen me postë në adresën: Për çdo informacion të mëtejshëm mund të vizitoni faqen e internetit të MASH www.mash.gov.al dhe të kontaktoni në adresën elektronike [email protected] , si dhe në numrin e telefonit: 00355 4 222 41 94.

  Afatet e dorëzimit të kërkesave nga kandidatët. Dokumentacionet e nevojshme për studimet universitare, për vitin 2013-2014

 Procedurat për bursa studimi pasuniversitare në Hungari, ja dokumentet dhe kushtet për aplikim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka bërë të ditura të gjitha afatet e dorëzimit të kërkesave nga kandidatët që kanë dëshirë që të ndjekin studimet pasuniversitare në Hungari. Qeveria e Republikës së Hungarisë ka shpallur programin e bursave shtetërore për shtetasit e huaj, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet universitare, pasuniversitare ose në fushën e kërkimit, si dhe në kurse vere pranë Institucioneve të Arsimit të Lartë ose të Kërkimit të Hungarisë, për vitin akademik 2013-2014, sipas kategorive të ndara. Nga këto bursa studimi mund të përfitojnë edhe studentët shqiptarë,  në kategoritë e bëra publike si më poshtë:

Studime të pjesshme në nivelin Bachelor dhe Master 

Për këto bursa mund të aplikojnë studentë të nivelit parë (Bachelor) ose studentë të nivelit të dytë (Master) për programe të ndryshme studimi. Për llojin A preferohen ata studentë që studiojnë ose punojnë në fushën e gjuhës dhe të letërsisë hungareze ose studentë të regjistruar në programet e studimit: mjekësi e përgjithshme, stomatologji, farmakologji, veterinari, arkitekturë dhe drejtësi. Ndërkohë, kërkohet që kandidatët e interesuar të kenë përfunduar të paktën 2 semestra në institucionet e arsimit të lartë të vendit të tyre. Mosha e rekomanduar duhet të jetë deri 30 vjeç.

Studime pasuniversitare ose në fushën e kërkimit (3-21 ditë ose 1-10 muaj)

Për këtë kategori bursash të gjithë të interesuarit duhet të jenë të pajisur me një diplomë të nivelit Master. Gjithashtu, aplikantë që janë në vazhdim të studimeve rekomandohen në programin e Doktoraturës, por që dëshirojnë të kryejnë kërkime për tezën e studimit në PhD. Ndërkohë, studentët që përfshihen në këtë nivel studimi, nuk përfitojnë kredite. Mosha e rekomanduar është deri në 40 vjeç.

Studime në Doktorature (PHD) program i plotë ( 36 muaj)

Për këtë lloj programi mund të aplikojnë vetëm studentë që zotërojnë gjuhën Hungareze. Bursa jepet me kusht për ata kandidatë që i nënshtrohen provimit para pranimit në universitet për programin PhD. Mosha e rekomanduar është deri në 35 vjeç.

Studime në Doktorature (PHD, program i pjesshëm 1-12 muaj). Në këtë grup mund të aplikojnë vetëm ata studentë që janë të regjistruar për programin e doktoraturës në universitete të akredituara të vendit të tyre, ose në një vend tjetër të huaj, por jo në Hungari. Aplikantët nuk duhet të jenë më shumë se 35 vjeç

– Studime në postdoktoraturë dhe në fushën e kërkimit (1-10 muaj). Aplikantët duhet te kenë titullin Doktor ose një gradë të barasvlershme. Mosha e rekomanduar është deri më 45 vjeç

– Vizita Kërkimore (3-21 ditë, ose 1-10 muaj). Aplikantët duhet te jenë asistentë profesorë, profesorë ose kërkues të nivelit të lartë dhe të kenë minimalisht titullin “Doktor i Shkencave”.

– Kurse Vere (1-4 javë). Lista e kurseve që mbulohen me bursë gjendet në faqen ëëë.scholarship.hu.

Dokumentet që duhet të plotësojnë kandidatët

Kandidatët e interesuar duhet të kenë dy kopje të dokumentacionit, të cilat dorëzohen në dy mënyra:

– Përmes aplikimit online: Aplikantët duhet të bëjnë regjistrimin online në uebsite-in e Bordit Hungarez të Bursave (the HSB uebsite). Ata, gjithashtu, gjatë procesit të aplikimit, duhet të shkarkojnë dokumentet përkatëse të përgatitura paraprakisht.

– Versionit të printuar, i cili duhet të dërgohet njëkohësisht me postë, krahas aplikimit online, në adresën e poshtëshënuar. (Balassi Intézet, MÖB Iroda, 1519 Budapest, Pf. 385, Phone: +36 1 384 9009, Fax: +36 1 343 6489)

Afati i dorëzimit të dokumenteve

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për këto bursa është data 8 Prill 2013. Ndërkohë për një informacion më të detajuar për mënyrën e aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit referojuni materialeve informativë bashkëlidhur këtij njoftimi që gjenden në adresën web-site: www.scholarship.hu.