U hodh ditën e sotme shorti për fazën e 1/16-tave të FA Cup. Fituesi në fuqi i Kupës, Leicester mund të presë Huddersfield-in e vendit të pestë në Championship nëse fiton kundër Nottingham Forest të dielën.
Skuadra e Chelsea-t do të sfidojë Lutonin, ndërsa Southamptoni i Armando Brojës do të përballet me West Hamin.
“Shenjtorët” u kualifikuan në këtë raund pas një përballjeje shumë të vështirë në shtëpi ndaj Conventryt. Një sfidë që u luajt për 120 minuta me vendasit që fituan me rezultatin 2-1, falë një goli të Uolker-Piters. Ky i fundit u asistua nga Broja, i cili u fut në minutën e 64. Përsa i përket Norwich, skuadra e Rashicës do të luaj me Liverpool.
Shorti i plotë për fazën e 1/16-tave të Kupës:
Luton-Chelsea
Liverpool – Norwich
Southampton-West Ham
Peterborough-Manchester City
Everton – Bournemouth ose Boreham Wood
Nothingham Forrest ose Leicester – Huddersfield
Crystal Palace – Stoke City
Middlesbrough – Tottenham