Euro 2024/ Gjermania e papërmbajtshme, i shënon dy gola Skocisë brenda nëntë minutave

44
Sigal

Kanë treguar menjëherë “dhëmbët”. Vetëm 9 minuta i kanë mjaftuar “Pancerave” të Gjermanisë, për të dyfishuar shifrat ndaj Skocisë, në “Allianz Arena”, duke dhuruar spektakël për tifozët e pranishëm dhe miliona gjermanë anë e mbanë botës.

Një aksion perfekt i “Die Manschaft” është finalizuar më së miri nga “fantazisti” i Bayern Munich, Jamal Musiala, i cili pasi merr një pasim nga Havertz brenda zonës tund rrejtën kundërshtare.