Shqipëria mban gjallë ëndrrën Europiane
Barazim 2-2 me Kroacinë dhe Shqipëria mban gjallë ëndrrën europiane. Skuadra e drejtuar nga Silvinjo tashmë mbetet me sytë nga ndeshja e some Spanjë-Itali, por edhe tek rregullorja e UEFA-s, e cila kualifikon në turret e tjerë 6 skuadrat e treta më të mira në renditjet e grupeve. Nëse Spanja barazon me axurrët dhe ne të realizojmë ëndrrën për fitore me Spanjën, jemi më afër si skuadër, duke patur parasysh jo vetëm golavarazhin, por edhe performancën që ka treguar skuadra në këto ndeshje. Madje edhe në mediet e ndryshme evropiane dje në mbrëmje, kuqezinjtë pritet të sjellin surprizë në ndeshjen e fundit me Spanjën, e cila sot shikon veten para Italisë.
Gjashtë kriteret e UEFA-s për kualifikimet
Në ditën e djeshme UEFA e ka zbardhur rregulloren e kualifikimit, që skuadrat të jenë më të qarta për ndeshjet në vazhdim. Kështu, do kalojnë më tej dy vendet e para të çdo grupi dhe kualifikohen katër vendet e treta më të mira nga 6 grupe që janë gjithsej. Pas përfundimit të ndeshjeve në grupe, UEFA bazohet duke marrë parasysh këto kritere: 1. Pikët; 2. Diferenca e golave; 3. Gola të shënuar; 4. Fitore; 5. Pikë më të ulta disiplinore në total; 6. Renditja e përgjithshme e kualifikuesve të Europianit dhe hidhet short nëse përfshihet Gjermania (vend organizator).
Silvinjo: Skuadër e shkëlqyer!

Në përfundimin e ndeshjes, trajneri I Kombëtares sonë Silvinjo, u tregua I kënaqur me skuadrën, madje ai nuk harroi edhe dy rastet për gol që mund ta kishin çuar ndeshjen në 2-0 apo 3-0 që në pjesën e parë. Ai u shpreh se:
Kombëtarja shqiptare ka bërë thuajse gjithçka mirë në ndeshjen e sotme ndaj Kroacisë dhe se ekipi kishte dhuruar lojë emocionuese për të gjithë. “Mendoj se ne kemi bërë një ndeshje shumë të bukur. Kemi merituar, me gjithë respektin për ekipin tjetër që është i shkëlqyer e që ka bërë shumë mirë, komplimente lojtarëve dhe trajnerit të tyre. Por duhet të them se ne me të vërtetë kemi bërë shumë mirë, në pjesën e parë ishim aty gati duke shënuar 2-0, nuk mbyllëm ndeshjen. Në të dytën në 5 minuta marrim dy gola dhe përmbysja do të ishte shumë e vështirë, e barazuam dhe pastaj ato 5 minuta të fundit do të mbeten në zemrën e të gjithë shqiptarëve dhe botës. Shumë e bukur”.

SHORTET
Skuadrat e Superiores, në Europë si superiorë
Ditën e martë, katër skuadrat tona të Abissnet Superiore u njohën me kundërshtarët që do të përballen në turin e parë në Ligën e Kampioneve dhe në Ligën e Konferencës. Kështu, Egnatia e Rrogozhinës në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve do të përballet me ekipin boshnjak FK Borak, Banja Luka, një skuadër me eksperiencë dhe nga klubet më të njohura të futbollit në Bosnjë&Herzegovinë, tre herë kampion në historinë e tij. Ndërkohë, duke ju referuar shortit të tre skuadrave tona në Ligën e Konferencës, duket se Partizani e ka më të lehtë përballjen me skuadrën malteze, e cila nuk ka ndonjë eksperiencë dhe histori në Europë. Edhe Vllaznia mbetet e kënaqur me shortin ku përballë do ketë islandezët e Valur, të cilët gjithashtu nuk janë një kundërshtar i pakalueshëm. Më e komplikuar është sfida e Tiranës, e cila do të luajë me ekipin e Torpedo Kutaisi të Gjeorgjisë. Të gjitha skudrat tona do ti luajnë ndeshjet e para në transfertë, dhe ato të kthimit në fushat e tyre.
LIGA E KAMPIONEVE
Datat 10 e 17 korrik 2024
FK Borak (Bih)-Egnatia
LIGA E KONFERENCËS
Datat 11 e 16 korrik 2024
Torpedo K. (Gjeo)-Tirana
Marsashlok (Mlt)-Partizani
Valur (Islandë)-Vllaznia
GRUPI A
Skuadrat Nd Pikë
1.Gjermania 2 6
2.Zvicra 2 4
4.Hungaria 2 1
3.Skocia 2 0
Ndeshjet në grup
14 Qershor 2024
Gjermani-Skoci 5-1
15 Qershor 2024
Hungari-Zvicër 1-3
19 Qershor 2024
Gjermani-Hungari 2-0
Skoci-Zvicër 1-1
23 Qershor 2024
Skoci-Hungari 21:00
Zvicër-Gjermani 21:00
GRUPI B
Skuadrat Nd Pikë
1.Spanja 1 3
2.Italia 1 3
3.Kroacia 2 1
4.Shqipëria 2 1
Ndeshjet në grup
15 Qershor 2024
Spanjë-Kroaci 3-0
Itali-Shqipëri 2-1
19 Qershor 2024
Kroaci-Shqipëri 2-2
20 Qershor 2024
Spanjë-Itali 21:00
24 Qershor 2024
Shqipëri-Spanjë 21:00
Kroaci-Itali 21:00
GRUPI C
Skuadrat Nd Pikë
1.Anglia 1 3
2.Sllovenia 1 1
3.Danimark 1 1
4.Serbia 1 0
Ndeshjet në grup
16 Qershor 2024
Slloveni-Danimark 1-1
Serbi-Angli 0-1
20 Qershor 2024
Slloveni-Serbi 15:00
Danimarkë-Angli 18:00
25 Qershor 2024
Danimarkë-Serbi 21:00
Angli-Slloveni 21:00
GRUPI D
Skuadrat Nd Pikë
1.Holanda 1 3
2.Franca 1 3
3.Austria 0 0
1.Polonia 1 0
Ndeshjet në grup
16 Qershor 2024
Poloni-Holandë 1-2
17 Qershor 2024
Austri-Francë 0-1
21 Qershor 2024
Poloni-Austri 18:00
Holandë-Francë 21:00
25 Qershor 2024
Francë-Poloni 18:00
Holandë-Austri 18:00
GRUPI E
Skuadrat Nd Pikë
1.Rumania 1 3
2.Sllovakia 1 3
3.Belgjika 1 0
4.Ukraina 1 0
Ndeshjet në grup
17 Qershor 2024
Rumani-Ukrainë 3-0
Belgjikë-Sllovaki 0-1
21 Qershor 2024
Sllovaki-Ukrainë 15:00
22 Qershor 2024
Belgjikë-Rumani 21:00
26 Qershor 2024
Sllovaki-Rumani 18:00
Ukrainë-Belgjikë 18:00
GRUPI F
Skuadrat Nd Pikë
- Rep.Çeke 1 0
2.Turqia 1 3
3.Portugalia 1 0
4.Gjeorgjia 1 0
Ndeshjet në grup
18 Qershor 2024
Turqi-Gjeorgji 3-1
Portugali-R.Çeke
22 Qershor 2024
Gjeorgji-Rep.Çeke 15:00
Turqi-Portugali 18:00
26 Qershor 2024
Rep.Çeke-Turqi 21:00
Gjeorgji-Portugali 21:00






















