Mbrojtësi 17-vjeçar i kombëtares tonë bën hapin e rëndësishëm nis stërvitjen me ekipin e njohur gjerman

180
Sigal

Mbrojtësi shqiptar, Ramen Çepele u largua nga Interi në merkaton e verës, për të kaluar në Gjermani, aty ku u bashkua me skuadrën e të rinjve të Hanoverit.

Mbrojtësi 17-vjeçar, shihet si një lojtar me të ardhme të madhe, për shkak të asaj që ka treguar në fushën e lojës, që në një moshë të vogël. Çepele bëri debutimin me Kombëtaren vetëm 17 vjeç, në miqësoren ndaj Kosovës.

Ndërkohë së fundmi, lojtari ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë. Ai do nisur stërvitjen me skuadrën e parë të Hanoverit, e cila militon në Bundesliga Dy dhe nuk duket e largët dita kur ai mund të bëjë edhe debutimin me këtë ekip në kampionat.