Studentët nuk e besojnë më qeverinë e Rilindjes

234
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Qëndresa Qytetare ka analizuar premtimet që lidhen me arsimin dhe rininë në vend, duke deklaruar mosbesimin ndaj qeveritarisë, mungesës së transparencës dhe Vettingut në universitete. Zhgënjimin më të madh e kanë ndaj propagandës dhe premtimeve populiste elektorale. Në 4 vite u ndërtuan vetëm 7 shkolla megjithëse u premtuan 140. Ushqimi u premtua për të gjitha shkollat por ofrohet vetëm për 5 shkolla dhe nga 2017 deri në 2020 janë larguar jashtë vendit 330 mijë persona. 

Të rinjtë zhgënjehen nga zinxhiri i premtimeve boshe të qeverisë

Qëndresa Qytetare ka analizuar premtimet dhe politikat kombëtare që lidhen me arsimin dhe rininë në vend, duke synuar nxitjen e llogaridhënies së qeverisë ndaj qytetarëve por edhe duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së premtimeve elektorale nga forcat politike.

Në shqyrtim janë marrë premtimet e vitit 2013, 2017 dhe premtimet e bëra në kuadër të Paktit për Universitetin dhe Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë. Nga analiza e të dhënave rezulton se pjesa dërmuese e premtimeve ambicioze kanë ngelur vetëm në letër ose janë realizuar pjesërisht.

Qëndresa Qytetare, nisur nga gjetjet e kësaj analize ju drejton një apel të gjitha subjekteve zgjedhore garuese në 25 Prill për të përgatitur oferta politike të cilat nuk konsistojnë në premtime populiste apo slogane të pa matshme dhe të pa realizueshme për shkak të mungesës së buxhetit, por të oforjnë premtime dhe programe realiste përballë votuesve të rinj.

Arsimi është një nga shtyllat e shtetit dhe partitë politike duhet të jenë të kujdesshme ne premtimet e tyre për të mos zhgënjyer elektoratin dhe për të mos mbetur në letër siç kanë mbetur ato të vitit 2013 apo 2015 si rritja e buxhetit për arsimin në masën 5% e GDP, ofrimi i ushqimit për nxënësit në të gjitha shkollat, pajisja me klasa digjitale e cdo shkolle, apo ndërtimi i 140 shkollave.

Qëndresa Qytetare në bashkëpunim me rrjetin e studentëve dhe ekspertëve të saj ka prezantuar sugjerimet e saj për arsimin dhe rininë, për të cilën i bën thirrje të gjitha forcave politike ta konsiderojnë si pikë orientimi pasi ato reflektojnë zgjidhje për një pjesë të rëndësishme të shqetësimeve, kërkesave dhe problematikave të të rinjve në 4 vitet e fundit.

Disa nga pikat kryesore të sugjerimeve të Qëndresës Qytetare për zgjedhjet e 25 Prillit janë:

–  Vetingu (Kontrolli) në arsimin e lartë, proçes i cili përfshin kontrollin e  ligjshmërisë së titujve akademikë, kurrikulave universitare, pasurisë së drejtuesve të universiteteve dhe plagjiaturave në tekstet shekncore.

– Ndërhyrja në Ligjin e arsimit të lartë në 3 pika që lidhen me peshën e votës studentore, autonominë e kurrikulave dhe aplikimin e kredisë studentore.

– Hartimin e Strategjisë Kombëtare për Arsimin e lartë, për të lidhur universitetin me tregun e punës e cila prej 5 vitesh mungon në vendin tonë.

PREMTIMET ELEKTORALE PËR ARSIMIN DHE RININË 2013 – 2017

Në zgjedhjet e vitit 2013 koalicioni fitues ishte “Aleanca për Shqipërinë Europiane” i kryesuar nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, por i përbërë në total nga 34 parti politike. Pavarësisht se rinia dhe arsimi nuk ishin në fokus kryesor të programit qeverisës, mazhoranca mori përsipër disa anagzhime në këto sektorë në programin e saj qeverisës. Qëndresa Qytetare analizoi përmbajtjen e të gjitha premtimeve dhe zotimeve në programin qeverisës 2013 – 2017 duke evidentuar sasinë dhe efektivitetin e premtimeve për arsimin dhe rininë.

Qeveria e re në vitin 2013 premtoi se nga 2% e GDP do ta risë financimin publik për arsimin në 5% e GDP1. Premtim ky që nuk u realizua. Premtimi se qeveria do të realizojë ngritjen e qendrave këshillimore për karrierën në shkollat e mesme nuk u mbajt. Nuk pati asnjë iniciativë për të ngritur qendra të këshillimt të karrierës në shkollat e mesme, të cilat do ti vinin në ndihmë maturantëve dhe nxënësve për t’u orientuar në përzgjedhjen e degëve të studimit. Në fund të mandatit qeverisës nuk u krijuan kushtet dhe hapësirat për ti mundësuar zhvillim biznesit rinor. Nisma mbeti një premtim i pa buxhetuar dhe i pa veshur me kuadër ligjor.Ndërsa krijimi i “Kartës së shkollës”, fakti se nuk do të ketë asnjë shkollë me tre turne dhe asnjë klasë me më shumë se 30 nxënës, ngritja e një organizmi të drejtë e të pavarur vlerësimi, akreditimi, dhe renditjeje të universiteteve publike dhe jopublike dhe ngritja e një organizmi të drejtë e të pavarur vlerësimi, akreditimi, dhe renditjeje të universiteteve publike dhe jopublike janë disa nag premtimet që janë mbajtur gjatë kësaj periudhe.

Premtimet për arsimin dhe rininë 2017 – 2021

Gjatë kësaj periudhe ku është qeverisur nag Partia Socialiste , statistikat tregojnë se ka më shumë premtime të pambajtura. Njëkohësisht vlen për tu përmendur kjo sipas të dhënave të INSTAT gjatë kësaj periudhe kohore eksodi i largimit të të rinjve ka qenë masiv. Nga 2017 deri më 2020, janë larguar nga vendi rreth 330 mijë persona

Sipas burimit të informacionit nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë nga vitit 2017 deri në muajin shkurt 2021 janë ndërtuar vetëm 7 shkolla të reja.Ngritja e 61 qendrave të punësimit dhe karrierës dhe çdo bashki të ketë të paktën 1 shkollë profesionale të specializuar në nevojate tregut lokal, janë disa nga premtimet e pambajtura.

Pakti për universitetin 2018 -2020

Protesta e studentëve në dhjetor 2018 arriti që në mungesë të drejtimit apo orientimit nga ndonjë subjekt politik apo shoqëror, t’i imponohet qeverisë me 8 kërkesa që lidheshin me reduktimin e tarifave, transparencën e shpenzimeve, përfaqësimin studentor, performancën në mësimdhënie dhe vetingun e titujve akademikë. Si rezultat edhe sot situate nuk është vënë në vijën e duhur.