Egnatian mos e quani më “Hirushe, por realitet i bukur i futbollit shqiptar

134
Sigal

Egnatia, realitet i bukur i futbollit shqiptar. Nuk mund ta konsiderojë më askush si “Hirushja” e Superiores, por kampionia dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë me meritë të plotë, dominuese totale e sezonit 2023-2024. Kryesimi për katër fazat e kampionatit, triumfi edhe në “final four”, janë dëshmi e një skuadre që nuk i lë asgjë rastsisë, por ka në themele punën e madhe profesionale. Menaxhmenti i klubit është treguar në shkallën sipërore nga presidenti Demrozi dhe drejtori Zenelaj, ashtu si stafi teknik, me në krye Tetovën, që ka shpalosur futboll të bukur, modern, argëtues dhe rezultativ. Ka disa vite që Egnatia spikat për nga mënyra organizative, shërben si referencë ideale për sukses në futbollin tonë. Një vizion që mbështetet mbi të gjitha në punën e palodhur të presidentit, drejtorit sportiv, stafit teknik dhe lojtarëve, nën moton “një familje, një komunitet, një qytet”.
Në këtë ecuri mbresëlënëse nuk duhen harruar edhe tifozët e zjarrtë rrogozhinas, të cilët e kanë kryer më së miri rolin e të ashtuquajturit “lojtari i 12-të”. Natyrisht që nuk ka qenë e lehtë, por Egnatia ka treguar personalitet, e ka thënë me të madhe fjalën e saj në elitën e futbollit shqiptar. Madje, tashmë po fiton hap pas hapi edhe eksperiencë europiane, një përmasë ekstra, që nderon jo vetëm futbollin rrogozhinas, por edhe atë shqiptar.
Egnatia ka modernizuar funksionimin si klub në të gjitha hallkat, ku pjesa infrastrukturore dhe e akomodimit-trajtimit të futbollistëve është për t’u marrë shembull. Përvec vlerave sportive të padiskutueshme, skuadra rrogozhinase nuk ka të dytë si veten edhe në planin e “fair play”. Një skuadër e disiplinuar, që nuk krijion tensione as me kundërshtarëtr, as me arbitrat, por sheh punën e vet. Kurrë nuk ka shpikur justifikime për padrejtësi nga arbitrat, edhe nëse kjo ka ndodhur në një masë të caktuar. Suksesi bazohet vetëm te puna, përkushtimi, disiplina, harmonia brenda vetes, jo duke u marrë me të tjerët.


Iu ka qëndruar presioneve, edhe sulmeve e ironizimeve mediatike, të dashakeqëve që nuk pajtoheshin dot me një sukses kaq të madh të futbollit të një qyteti të vogël. Egnatia tregon me modelin e saj se kur funksionojnë të gjitha hallkat, klubi është në efikasitet të plotë, suksesi vjen në mënyrë logjike dhe bindëse. Vazhdimësia, e konfirmuar përmes kryesimit të Superiores për thuajse katër fazat e plota të kampionatit, është një tjetër vlerë tejet pozitive e skuadrës rrogozhinase. Shëmbëlltyrë e një përgatitjeje të lartë fizike e psikologjike, e drejtimit modern sportiv të Tetovës dhe stafit të tij.


Egnatia nuk është një rastësi, të jeni të bindur. Ajo do të vazhdojë ta ruajë rolin e primatit në kampionatin shqiptar, duke u perfeksionuar edhe më shumë. Po kështu, do të jetë krenari e shqiptarëve në Kupat e Europës, si kampione e Superiores. Me një president tejet këmbëngulës dhe ambicioz si Agim Demrozi, me një trajner si Tetova, implementues i futbollit modern, me të gjitha hallkat e tjera drejtuese në lartësinë e duhur, skuadra rrogozhinase do të vazhdojë t’i shohë të gjithë nga lart, si në sezonin e fundit, ku dominoi gjithcka.
Këta djem, ky staf me zv/presidit Ardit Demrozin, staf Brahjan, Gumën, Babaj, Kapllanaj, Bizhdili dhe Malota, Aleksi, Sherri, Ibrahimoglu, Ndreca, Zejnullai, Xhemalaj, Spahiu, Dylis, Fangaj, Rama, Ahmetaj, Drame, Montenegro, Dobjani, Morina, Gjata, Duka, Joel, e të tjerë do të jenë historia edhe këtë sezon e më tej!
Kf Egnatia sapo ka nis ndërtimin e tribunës Taphael Dwamena dhe pret fillimin e instalimittë sistemit të ndriçimit frut i investimit të Presidentit Agim Demrozi dhe në pritje të suportit nga FSHF për kontribute nga ajo.
Kf Egnatia realitet futbollistik fitues dhe aspak hirushe rastësi.
Kf Egnatia më shumë se një klub!

Prof.dr. Xhevdet Zekaj
“Mjeshtër i Madh”