Edi Reja çuditet nga Superiorja: Presidentët ndërhyjnë në punën e trajnerëve

173
Sigal

Projekti për riorganizimin futbollin shqiptar e ka sjellë trajnerin e kombëtare shqiptare Eduardo Reja në kryeqytet këto ditë, por edhe për t’u taktuar me trajnerët e konfirmuar dhe të rinjtë e emëruar tek ekipet zinxhirë të kombëtares.

Në prag të startit të eliminatoreve të botërorit, paralelisht trajneri italian po sheh edhe për elementët e rinj, shtyrja e kampionatit për në fundjavë ja prishi programin, por gjithsesi, Reja e ka një mendim për atë që ndodh në Superligë.

“Në përgjithësi kampionati shqiptar nuk është keq, por më tepër se sa mungesë lojtarësh, është mentaliteti. Nuk po arrij të kuptojë cfarë ndodh rreth një klubi këtu. Dëgjoj që edhe presidentët ndërhyjnë shpesh tek puna trajnerit. Kam parë gjëra që në Itali as e imagjinon dot. Sigurisht presidenti mund të takojë trajnerin mund të bisedojë, sepse ka miliona trajner, por atë që zgjedh duhet ta dëgjosh dhe të kuptosh cfarë problemesh ka. Për këtë arsye do të kisha dëshirë të takoja si trajner ashtu edhe presidentë klubesh”.

Ndërkohë deri përpara fitores së Napolit me Juventusin rezultatet jot ë mira të napolitanëve nxorën si alternativë pikërisht Rejan për të zëvendësuar Gatuzon.

“E di që presidenti më vlerëson shumë dhe unë e falenderoj. Më ka telefonuar sa herë ka patur vështirësi, po unë fola edhe me presidentin Duka dhe i thash, do të vazhdojmë bashkë përpara me programin që kemi bërë pasi unë e kam bër këtë zgjedhje tashmë. Në Itali nuk do të kthehem më asnjëherë të drejtoj”.

Do të jetë Shqipëria atëherë skuadra e fundit e juaja?

“Në futboll mund të ndodh gjithçka, por mua do të më pëlqente që të rrija sa më shumë të ishte e mundur sepse po krijojmë dhe po bëjmë një punë të mirë. Shpresojmë që brenda 3 apo 4 vitesh kjo punë të japi frytet e saj”.

Përpara vijnë eliminatoret e Botërorit, një test i madh për synimin tonë, kualifikimin e Europianit të ardhshëm.

“Këto eliminatore të Botërorit do të jenë një test i madh, por nuk do të thotë se jemi pa objektiv, ne do të synojmë si gjithmonë kualifikimin. Cdo ndeshje që luajmë është shumë e rëndësishme, madje edhe miqësorja me Uellsin, një skuadër e fortë, ku unë do të marr lojtar të rinj, ndoshta ata në një moshë më të avancuar do t’i lë pushim për ndeshjet e shtatorit”.