E shpëtoi trajnerja pasi i ra të fikët në pishinë, flet për herë të parë notarja

159
Sigal

Anita Alvarez ka fituar…jetën. Kampionia e pishinave në notin e sinkronizuar që u shpëtua nga tajnerja e saj Fuentes në fundin e pishinës së botërorit të Budapestit, flet për herë të parë pas ngjarjes shokuese.

Ajo e pranon që është me fat që ka në krah një trajnere si 39-vjeçarja dhe në vijim ndalet te momentet e fundit përpara se të humbiste çdo kontakt me botën humane;

“Kujtoj që po mendoja se po bëja paraqitjen më të mirë të të githë karrierës time si sportiste në notin e sinkronizuar. Mbaj mend çdo lëvizje deri në fund dhe që po e shijoja atë moment por pak çaste më vonë nuk ndihesha mirë dhe me pas errësirë. Ishte gjëja e fundit që kujtoj”.

Më pas historia është e njohur. Ish sportistja olimpike, spanjollja Fuentes që sot është trajnere e saj, mbërriti deri në fundin e pushinës për ta nxjerrë në sipërfaqe duke i shpëtuar jetën.