Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë mbrëmjen e sotme kundër Francës ndeshjen e fundit të Grupit H të eliminatoreve të EURO 2020, shkruan Syri.net.
Franca e ka siguruar kualifikimin, por i duhet vendi i aprë në grup, ndërsa kuqezinjtë duan t’i bëjnë një mbyllje sa më të mirë kësaj fushate kualifikuese.
Historike është për Shqipërinë, pasi i pret kampionët e botës në stadiumin e ri, i cili do të inaugurohet sot.
Kjo sfidë do të luhet në orën 20:45 dhe tashmë Reja dhe Deschamps i kanë publikuar formacionet zyrtare, të cilët mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.