Aksidenti në aksin Fushë Krujë – Milot/ Plagosen 2 persona

442
Sigal

Një aksident i frikshëm është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Fushë Krujë-Milot.

Siç raportohet, 3 automjete janë përfshirë në aksident, një model “Mercedes Benz” dhe një “Audi”.

Benzi  është me targa AA 080 ZI. Audi me targa AA 381 UH, ndersa makina tjetër e përfshirë në aksident, me targa AA 242 KJ

Sipas policisë, shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia tej normave me të cilën udhëtonte makina tip Audi dhe një tentativë e gabuar për parakalim.

Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë plagosur rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Image