E rëndë/ Talenti i Atalantës në gjendje kritike për jetën

314
Sigal

Futbollisti i ri i Atalantas, Andrea Rinaldi, është duke luftuar për jetën e tij pasi pësoi një aneurizëm në tru, teksa po kryente stërvitje në kushte shtëpie.

Talenti italian, i cili mbush 20 vjeç në muajin e ardhshëm, u transportua me urgjencë , teksa ndodhet kujdesin intensiv në spitalin e Vareses.

Ai është në një gjendje kritike për jetën e tij, teksa po lufton me jeten. Mesfushori këtë edicion ka qenë i huazuar te Legnano, që zë vendin e dytë në Grupin B të Serisë D, teksa më herët kishte luajtur edhe me Imolese në Serinë C.