Spanjë/ Regjistrohen 143 të vdekur nga koronavirusi, shifra më e ulët që prej 18 marsit

278
Sigal

Në Spanjë vijon në ulet numri i të vdekurve nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit në Spanjë janë shënuar 143 të vdekur duke shkuar në 26.621 në total.

Sipas së dhënave të ministrisë së Shëndetësisë kjo është shifra më e ulët që prej 18 marsit. Krahasuar me një ditë më parë, 179 numri i të vdekurve është ulur me 36 raste.

Ndërkohë numri i total i të infektuarve ka shkuar në 224.390 persona. Po ashtu është rritur dhe numri i të shëruarve nga koronavirusi, që ka shkuar në 136.166 persona.