Skënderbeu, flet tekniku: Golat erdhën prej gabimeve, do analizoj këtë humbje

42
Sigal

Tekniku i i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç dha opinionin e tij pas humbjes 2-0 ndaj Vllaznisë.

“Kemi mungesa, por dhe sot ishim pa pesë lojtarë. Në fushë nuk mund të kuptoj si shënoi kundërshtari shumë thjesht. Goli i parë erdhi nga gabim shumë i madh, e kishte topin Ramos, bëri gabim me pasim dhe erdhi goli. Dhe goli i dytë ishte topi ynë, pastaj faull për ne, nga faulli nuk ishim vendosur shumë mirë mbrapa. Në goditje standarde kur jemi në sulm, duhet të mendojmë dhe për mbrojtjen. Ndoshta psikologjikisht nuk ishim gati dhe jam shumë i mërzitur.

NOA

Mungesa e Dumfur, mendimi si do bëjmë luftë në ajër se Shkodra është e fortë. Dhe ne ishim në ajër fort, por idea do ishte do rrijmë mbrapa fort me ekuilibër me pesë lojtarë dhe pastaj do presim për kundërsulm. Po goli i parë erdhi shumë shpejt, gabim i madh, pastaj shumë e vështirë.

Nërguti kur doli jashtë Kosta, ishte në pozicion jo natyral, kisha frikë se do rri me katër. Mendova më mirë të rrijmë me pesë dhe japim më pak hapësira. Prap bëri mirë Nërguti.

Dhe ne do bëjmë analizat, do flasim me lojtarët, do gjejmë përse. E drejtë, 4 apo 5 minutat e fundit jemi mirë. Ndoshta kemi stres, ndoshta psikologjikisht, patjetër mungesat”- tha ai.