Dy gola të shpejtë në Tirana-Bylis, ballshiotët rikthejnë baraspeshën (VIDEO)

123
Sigal

Tirana ndëshkon e para Bylisin në Rrogozhinë, por ballshiotët përgjigjen shpejt duke barazuar rezultatin.

Bardheblutë morën fillimisht avantazhin në minutën e 22-të të takimit falë golit të Ardit Hilës.

Pas një kundërsulmi të bardhebluve, Abazaj gjen Hilën në zonë dhe ky i fundit tund rrjetën.

Ndërkohë vetëm 4 minuta më pas, Abu Danladi i dërgon shifrat në 1-1.

Një kthim i gabuar i topit mbrapa të Përgjonit i jep mundësinë Danladit të gjuajë fluturimthi.

Kryesuesit e Superiores duan titullin kampion dhe në varësi të ndeshjes së Partizanit, mund të festojnë edhe sot. Aktualisht të kuqtë po humbasin në Elbasan ndaj Kastriotit 1-0 dhe ky kombinim rezultatesh do ta shpallte Tiranën kampione.