Merr fund arratia, arrestohet pas 3 vitesh kërkim 60-vjeçari në Fier/ EMRI

103
Sigal

Një 60-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Fierit, pasi ishte shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Renato Bego, i cili 3 vite më parë ishte dënuar me 4 vjet e 11 muaj burg, pasi iu gjetën dhe u sekuestruan reth 100 kg kanabis në proces tharje dhe 165 bimë kanabisi.

Njoftimi i Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për ndalimin e shtetasit Renato Bego, 60 vjeç, banues në Hamil, Fier.

Ky shtetas është dënuar me 4 vjet e 11 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ” Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë operacionit policor të koduar “Hamili”, të finalizuar nga Policia e Fierit, më datë datë 13.10.2020, në banesën e 60-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan rreth 100 kg kanabis në proces tharjeje, 165 bimë kanabisi, 1 armë zjarri automatik dhe fishekë luftarak.