Boorussia Dortmund mundet nga Nurenberg, ndalet edhe nga vendi i fundit

409
Sigal

Borussia Dortmund është ndalur nga Nurnberg, i vendit të fundit të klasifikimit në Bundesligë, pas barazimit 0-0, duke konfirmuar krizën e rezultateve. Në 5 ndeshjet e fundit, verdhezinjtë regjistrojnë 3 barazime radhazi në kampionat, duke konfirmuar një moment të vështirë në këtë fazë të sezonit.

Verdhezinjtë shpërdoruan shumë mundësi shënimi nga Nurnbegut, që luajti thuajse gjatë gjithë ndeshjes në mbrojtje. Pas këtij barazimi, Dortmund kryeson klasifikimin në kuotën e 51 pikëve, vetëm 3 më shumë se Bayern i vendit të dytë. Nurnberg, edhe pas këtij barazimi vijon të renditet në vend të fundit në koutën e 13 pikëve.