Dy asiste ndaj Skënderbeut, Jasir Asani: Kam 2 oferta, mezi po e presim derbin

242
Sigal

Jasir Asani ishte një nga më të mirët në fushë, në triumfin që Partizani arriti në transfertë ndaj Skënderbeut. Futbollisti dha 2 asistet te golat e shënuar, teksa në prononcimin për “Gol pas Goli”, u shpreh:

“Kur erdha në fillim te Partizani, filluam mirë, më pas pësova një dëmtim që më la 5 javë jashtë fushave. Besoj se e kam marrë tashmë formën e duhur dhe do të jap maksimumin.

Me Apoloninë kishim raste të shumta për të fituar, por në futboll duhet edhe fati. Sot u futëm në fushë vetëm për të fituar. Nuk i morëm parasysh kushtet e tjera.

E ardhmja? Kam 2 oferta, në Izrael dhe Kuvajt. Jam fokusuar vetëm te Partizani, për gjërat e tjera merret drejtori dhe presidenti. Çfarë është e shkruar do të bëhet.

Ekipi mezi po e presim derbin. Të japim maksimumin, jemi në rrugën e duhur për të ecur përpara. Ilir Daja po na jem mundësi për të shprehur kualitetet tona. Sulmuesit kanë shumë liri përpara. Sot e merituam fitoren”, u shpreh Asani.