“Dua të largohem”, Elseid Hysaj ia thotë në sy Gattusos të ardhmen

275
Sigal

“Me rikuperimin e Manolas, do të jetë një garë mes mbrojtësve. Një konkurrencë që nuk i pëlqen aspak Hysaj. Ai nuk kërkon që të luftojë për një vend me Di Lonrenzon ndaj ka karikuar largimin”, kështu shkruan gazeta sportive “Gazzetta dello Sport”. Kapiteni i Shqipërisë është gati për të nisur një eksperiencë të re, ku mund të ndihet më i rëndësishëm dhe të luajë në vazhdimësi.

Kontrata e shkodranit përfundon në vitin 2021 dhe nëse nuk do të vijë rinovimi, mund të shitet në javë e ardhshëm. Gattuso po provon për ta bindur që të qëndrojë, pasi futbollisti shqiptar shihet si i rëndësishëm për rrotacion në formacion.

Hysaj ndiqet prej kohësh nga Roma, që mund të jetë një destinacion shumë i preferueshëm. Në javët e ardhshëm do të kemi një panoramë ë të qartë, por Hysaj duket se ka bërë gati valixhet për t’u transferuar në një ekip tjetër në Seria A.