Dy aksidente në pak minuta në Tiranë, ka të plagosur. Mes tyre një i mitur. Ja detajet e para

343
Sigal

Dy të plagosur ne dy aksidente në pak minuta në Tiranë. Policia bën me dije se, një prej të plagosurve është një fëmijë i mitur.

“Në rrugën “Siri Kodra”, një mjet ende i paidentifikuar ka përplāsur dhe është larguar nga vëndngjarja fëmijën e mitur me iniciale D. Z, 8 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, tha policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 22.06.2020, rreth orës 13:50, në rrugën “Bardhyl”, mjeti me drejtuese shtetasen M.M., ka aksidēntuar motorrin me drejtues A.K., 38 vjeç, dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A.K., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 22.06.2020, rreth orës 14:03, në rrugën “Siri Kodra”, një mjet ende i paidentifikuar ka përplāsur dhe është larguar nga vëndngjarja fëmijën e mitur me iniciale D. Z, 8 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e mjetit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.