Dritan Mehmeti:  Gara po luhet me rivalitet, mbeten 7 javë interesante

INTERVISTA/ Ish-trajneri i Dinamos e Partizanit, Dritan Mehmeti, skanon javën e 29-të të Superiores

Agron KAJA

Sigal

Si i përshkruani rezultatet që u arritën në javën e 29-të të Superiores, dhe 10 golat e shënuar?

Mendoj se kanë qënë ndeshje të luftuara. Rezultatet që u arritën me 10 gola të shënuar, tregojnë se vetëm dy skuadra morrëm maksimumin. Tirana e Bylis po bëjnë hapa të rëndësishëm për mbijetesën, ndërsa Flamurtari po e vështirëson shumë.

Kjo javë u shtri në tri ditë, cilën nga ndeshjet ju mendoni se doli jashtë pritshmërive, apo kishte surpriza?

Nuk mendoj se kishte surpriza, sepse pritej që Flamurtari të tregonte diçka më tepër, të paktën të merrte barazimin. Ky është futbolli! Ndërsa të gjitha ndeshjet e tjera ishin brënda pritshmërive. Te Partizani, Dinamo e Teuta, ka rivalitet për “Final 4”.

Nisur nga renditja në këtë javë, cili është përshkrimi juaj teknik për vendosjen e skuadrave?

Renditjen do ta ndaja në tre blloqe. Vllaznia Elbasani dhe Egnatia për titullin. Grupi i dytë me Partizanin, Teutën e Dinamon që duan të hyjnë në “Final 4”, dhe Bylis, Tirana, Vora dhe Flamurtari që i kanë bërë të pa parshikueshme renditjen.

Java e 30-të ka një kalendar interesant, ku mendoni ndonjë surprizë në këto ndeshje?

Gjatë gjithë kohës deri në fund, do jenë mjaft interesante, si në vëndet e kreut, të mesit dhe fundit të renditjes. Do jenë duele interesante, ku Teuta do ketë trenin e radhës për “Final 4”. Flamurtari-Tirana, përballja për të siguruara mbijetesën.

Tashmë kanë mbetur edhe 7 javë deri në mbylljen e kampionatit, do bëhet e vështirë ecuria e garës?

Të gjitha ndeshjet kanë shkallë të lartë vështirësie, sepse skuadrat duan të arrijnë objektivat, ndaj këto 7 javë do jenë interesante. Referuar kalendarit dhe renditjes , diferencat e vogla që kanë skuadrat mes tyre do ta bëjnë interesante ecurinë e garës.

Në këndvështrimin tuaj teknik, si mund ta formatoni një renditje të Superiores pas javës së 36-të?

Është shumë e vështirë për të bërë një parashikim për renditjen, sepse skuadrat kanë pak diferenca mes tyre. Por nisur edhe nga performancat e pastabilizuara, tre skuadrave të para do tu bashkangjitet Partizani. Në fund, është luftë e hapur, nuk ka një përfundim të saktë se kush do zbresë.

Futbolli në Shqipëri do ndalet dy javë, si mund ta shfrytëzojnë skuadrat këtë hapësirë?

Hapësira do jetë një ndalesë e nevojshme që të rikuperojnë edhe në aspektin psikologjik, dhe atë motor, të rikuperojnë të dëmtuarit dhe të refletojnë ndaj  probolematikave. Është një bunus i mirë të rriten në aspektin psikologjik e në rikuperim.

Si e mendoni përballjen e Play-off-it të Botërorit, Poloni-Shqipëri, ka mundësi fitoreje për kuqezinjtë?

Ndeshja Play-off me Poloninë është një test i vështirë, si në aspektin psikologjik dhe atë taktiko teknik. Kam besim se skuadra do bëjë perfomancë të mirë. Ajo ka hedhur hap pozitiv deri në Play-off, dhe presionin më të madh e ka ekipi polak.

Çfarë mund të rregollojë Silvinjo në taktikën e skuadrës dhe në administrimin e lojës?

Duhet të jemi rracionalë, detajistë dhe të menaxhojmë emocionet në fushë. Të luajmë gjithçka për gjithçka, nuk kemi çfarë të humbim. Është një moment pozitiv për Kombëtaren, dhe kam besim se do kualifikohemi, nëse e kalojmë Poloninë.

 

Formacioni më i mirë i javës, kryeson Tirana

Formacioni më i mirë i kësaj jave nga trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave është ndërtuar sipas skemës 1-4-2-3-1. Portier Totoshi (AF Elbasani). Në mbrojtje: Përndreca (Bylis), Zhongo (Teuta), Marku (Bylis), Gurishta (Vllaznia). Në mesfushë: Fernando (Egnatia), Malomo (Dinamo), Human (Partizani), Lajthia (AF Elbasani), Xhixha (Tirana). Në sulm: Alvarez (Tirana).Trajner, Orges Shehi (Tirana).

ABISSNET SUPERIORE

SEZONI 2025-2026

Ndeshjet-Java 30

E shtunë, 4 prill 2026

Dinamo C-AF Elbasani           17:00

Egnatia-Bylis                          17:00

Flamurtari-Tirana                    17:00

Partizani-Vllaznia                    17:00

Vora-Teuta                              17:00

RENDITJA       

Skuadrat                    Nd       P

1.Vllaznia                    29        53

2.AF Elbasani              29        53

3.Egnatia                     29        51

4.Partizani                   29        44

5.Dinamo City             29        40

6.Teuta                        29        38

7.Bylis                         29        30

8.Vora                         29        27

9.Tirana                       29        27

10.Flamurtari               29        24

 

KATEGORIA E PARË

SEZONI 2025-2026       

Ndeshjet-Java 29

E shtunë, 4 prill 2026

AF Luftëtari-Besa                   16:00

Kukësi-Apolonia                     16:00

Laçi-Burreli                             16:00

Lushnja-Korabi                       16:00

Pogradeci-Kastrioti                 16:00

Skënderbeu-Iliria                    16:00

RENDITJA

Skuadrat                    Nd       P

1.Skënderbeu              28        67

2.Laçi                          28        64

3.Pogradeci                 28        61

4.Iliria                          28        38

5.Kastrioti                   28        36

6.Burreli                      28        33

7.Korabi                      28        32

8.Besa                         28        31

9.Apolonia                  28        26

10.Kukësi                    28        24

11.AF Luftëtari           28        22

12.Lushnja                  28        22

KATEGORIA E PARË

Korçarët përforcojnë kreun, ndryshon fundi i renditjes  

Kategoria e Parë uli siparin e javës së 28-të me pesë ndeshje të zhvilluara dhe 9 gola të shënuar. Nisur nga rezultatet, ishin përballje të luftuara në fushë, me rivalitet dhe intensitet. Java nisi me barazimin në Fier, Apolonia-Lushnja 0-0, dhe në ndeshjet e tjera, Skënderbeu u rikthye te fitorja duke mposhtur Besën në transfertë 0-1. Fitore të rëndësishme arriti edhe Pogradeci, që mundi 3-0 Burrelin në fushën e tij, ndërsa Laçi u ndal në barazim 1-1 në transfertë përballë Ilirisë, Korabi siguroi një fitore minimale 1-0 ndaj Luftëtarit. Të veçantën e javës e bëri Kukësi, i cili ka marrë fitore me vlera në Krujë ndaj Kastriotit, e dyta radhazi. Kategoria e Parë rinis pas dy javëve me ndeshjet e javës së 29-të.