Dorëhiqet trajneri i Kombëtares shqiptare në basketboll

46
Sigal

Afrim Bilali nuk është më trajner i kombëtares shqiptare të basketbollit. 43-vjeçari shkodran ka dhënë dorëheqjen, duke e njoftuar këtë gjë me anë të një postimi të bërë në rrjetet sociale.

Një largim që vjen vetëm pak ditë para grumbullimit të Shqipërisë për ndeshjet kualifikuese të Kampionatin Europian 2025, me kuqezinjtë duhet të nisin përgatitjet më 10 korrik.

Trajneri bën të ditur se shkaku i dorëheqjes është mos plotësimi i kushteve të dakordësuara nga ana e federatës, por pa dhënë shumë detaje.

NJOFTIMI I TRAJNERIT – Ja postimi i plotë i trajnerit Bilali, ku njofton dorëheqjen nga përfaqësuesja kuqezi:

“Miq, për arsye të mos plotësimit të kushteve të dakortësuara më parë, jam i detyruar të jap dorëheqjen nga ekipi kombëtar. Ka qenë kënaqësi dhe privilegj të punoj me çdo kënd prej jush që ka qenë pjesë i këtij rrugëtimi me mua”, shkruan Bilali në postimin e tij në “Facebook”.