Përsëritja e zgjedhjeve në Rrogozhinë, KQZ cakton datën e re

46
Sigal

KQZ ka vendosur që zgjedhjet e përsëritura për kryetar të Bashkisë së Rrogozhinës do të mbahen në datën 23 korrik.

“Vendosim zhvillimin e zgjedhjeve të përsëritura për Bashkinë e Rrogozhinës në datën 23 korrik 2023. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, është shprehur Celibashi nga seanca që po mbahet pasditen e sotme.

Vendimi për caktimin e mbledhjes së KQZ erdhi pas përfundimit të procesit të apelimit nga partitë politike në lidhje me parregullsitë e pretenduara për zgjedhjet e 14 Majit.

KQZ ka propozuar më herët datën 23 Korrik për zhvillimin e këtij procesi, por vendimi përfundimtar u mor pikërisht ditën e sotme.