Doni të ndiqni nga afër Partizani-Tirana? Publikohen çmimet e biletave të derbit

208
Partizani do masë forcat me Tiranën të dielën në Air Albania, në sfidën që shkon për llogari të kampionatit. Klubi i kuq ka bërë publike edhe çmimet e biletave.

Sigal

“Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e mërkurë dhe në vazhdim çdo ditë  10:00 deri 19:00 pranë dy pikave të shitjes, në stadiumet “Air Albania” dhe “Selman Stërmasi”- Shkruan Partizani.

Interesimi për këtë takim pritet të jetë i madh. Ekipi i Collelas kryeson kampionatin, ndërsa skuadra e Shehit është e katërta.