Ditë shkarkimesh në Superiore, tre ekipe mbeten pa trajnerë

437
Sigal

Në pak minuta, trajneri Franco Lerda dhe Bledi Shkëmbi u larguan nga drejtimi i Partizanit dhe Teutës respektivisht. Pas Lerdës dhe Shkëmbit, është konfirmuar edhe largimi i trajnerit të tretë, i cili është greku Giorgos Marantas.

Artur Dadaj,  ka konfirmuar mbylljen e bashkëpunimit me teknikun 46-vjeçar.

“Kemi mbyllur bashkëpunimi me Marantas. Në këto dy ndeshje ekipi do drejtohet nga Neritan Novi. Nuk duam të nxitohemi në zgjedhjen e trajnerit të ri”, tha drejtori sportiv i Luftëtarit, Artur Dadaj.