Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.8 godet Filipinet

447
Sigal

Një tërmet me madhësi 6.8 goditi ishullin jugor Mindanao, në  Filipine këtë të dielë.

Ky rajon është goditur disa herë nga tërmetet në muajt e fundit. Epiqendra e këtij tërmeti ishte 61 kilometra në jugperëndim të qytetit Davao, në ishullin Mindanao, ndërsa thellësia e tij ishte 28 kilometra nën sipërfaqen e tokës.

NOA

Ndërkaq, nuk kishte asnjë kërcënim nga një cunami, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA, i cili fillimisht raportoi madhësinë 6.9.

Autoritetet deri më tani nuk kanë raportuar për viktima apo dëme materiale, ndonëse fuqia e tërmetrit ishte e madhe.

Filipinet vuajnë “dridhje të rregullta” si pjesë e “Unazës së Zjarrit” të Paqësorit, një hark me aktivitet sizmik intensiv që shtrihet nga Japonia përmes Azisë Juglindore dhe pellgut të Paqësorit.

Tre tërmete me madhësi 6.0 goditën afërsisht të njëjtën zonë të Mindanao në tetor, duke lënë të vdekur dhjetëra njerëz dhe duke dëmtuar rëndë ndërtesat, shkollat ​​dhe apartamentet.