Dinamo – Partizani/ Përfundon pjesa e parë, ja rezultati…

189
Sigal

Ka përfunduar në barazim 1-1 pjesa e parë e sfidës mes Dinamos dhe Partizanit, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Fillimisht ishin “të kuqtë” që kaluan në avantazh me anë të Tedi Carës në minutën e 24-rt. Mirëpo kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, në minutën e 43-të, Agim Ibraimi vendosi baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë.

Tashmë, janë për t’u luajtur edhe 45 minuta për të parë nëse do të ketë fitues në këtë takim.