Dinamo nuk humbet kohë, prezantohet trajneri i ri

164
Sigal

Olsi Uku është trajneri i ri i Dinamos, pas largimit të papritur ditën e djeshme të italianit Françesko Moriero.

Uku jo vetëm që është një ish-lojtar i bluve, por ka edhe një të shkuar në pankinë. Në kohën e Fabricio Kamaratës, ai ka qenë zv.trajner dhe më vonë iu bashkua Nevil Dedes në të njëjtin rol te Tirana. Kur pjesa dërrmuese e lojtarëve nuk kanë ndryshuar, askush më mirë se ai nuk mund ta merrte përsipër këtë detyrë.

Zyrtare/ Olsi Uku është trajneri i ri i Dinamos.

Tekniku 31-vjeçar rikthehet në pankinën Blu pas një eksperience të shkurtër si zv.trajner në ekipin e Tiranës.

Uku është një njohje e vjetër e ekipit pasi ka qenë në rolin e zv.trajnerit edhe gjatë sezonit të kaluar si dhe trajner i ekipit të 21-vjeçarëve.

Trajneri i ri ka mbështetjen e plotë të presidentit Pontrelli dhe stafit blu, ndërsa shihet si zgjedhja më optimale, falë edhe njohjes së skuadrës nga afër.