Dhimitër Xhambazi: Çdo ndeshje si përcaktuese, ndaj rivaliteti vjen në rritje

Dhimitër Xhambazi

KATEGORIA E PARË/ Mjeshtri i Madh, Dhimitër Xhambazi e shikon çdo ndeshje me rivalitet për skuadrat

Agron KAJA

Agron Kaja

Një panoramë teknike e ndeshjeve të javës së Parë të Kategorisë së Parë, Mjeshtri i Merituar i futbollit, korçari Dhimitër Xhambazi, tregon për gazetën “Telegraf” se kjo kategori do ketë konkurrencë me këtë përbërje që ka në këtë sezon. “Duke e krahasuar edhe me ndeshjet e Kategorisë së Parë, ku disa dolën barazime dhe Skënderbeu shënoi tre gola, mund të them se ai tregoi që është kandidat për Superioren. Unë ndoqa edhe disa ndeshje të javës së parë, po veçoj atë që u luajt në Pogradec ditën e dielë, Pogradeci-Lushnja. Ishte një sfidë ku u luajt fort, si e barabartë dhe e mirë. Kjo situatë tregon se edhe kjo kategori do ketë konkurrencë të madhe nga të gjitha skuadrat, ndërkohë do kujtoja se në fundin e katij sezoni Skënderbeut i përfundon dënimi nga UEFA, dhe është gati për Superiore dhe më pas në Europë si dikur”, kështu e nisi dje bisedën specialisti i futbollit Dhimitër Xhambazi, i cili më pas u ndal edhe tek ndryshimet që skuadrat e Kategorisë së Parë kanë bërë gjatë merkatos së verës. “U pa se të gjitha skuadrat kanë bërë shumë merkato, por tani nuk flitet më për futboll brënda qyteteve, sepse sipas rregullit të FSHF-së numri i të huajve është pa limit. Tre fitore të vëndasve dhe tre barazime, besoj se janë treguesi se niveli është në rritje, se ky fillim i mbarë do mbetet si gjysma e punës për çdo skuadër. Sepse dy-tre janë ndeshjet e para janë ato të marrjes së pikëve. Ato të ndihmojnë shumë për vazhdimësinë e çdo skuadra dhe pozicionimin e mirë të tyre në tabelën e renditjes.Në këto kushte, më pas do rritet niveli dhe këto pikë do të ndihmojnë të marrësh më shumë”. Por a do ketë ndryshime në lojën e skuadrave në ndeshjet e javës së dytë? Dhimitër Xhambazi u shpreh se ato janë përcaktuese në aspektin e fillimit të mbarë për të gjitha skuadrat, por sipas tij, Skënderbeu nuk e pranon humbjen në Lushnje. “Ndeshjet e javës së dytë që do luhen këtë fundjavë, unë i mendoj si përcaktuese për çdo skuadër, në aspektin e fillimit të mbarë. Nuk mendoj se do ketë favoritë të fushës brenda, ndaj do jenë ndeshje me rivalitet. Për Skënderbeun me Lushnjen, e shoh si një ndeshje të fortë, dhe këtu pikët do bëjnë shumë punë. Humbjen nuk e pranojmë në Lushnjë, sepse unë Skënderbeun e mendoj si skuadrën e parë pretendente për ngjitje në Superiore”, ishte kjo biseda me Mjeshtrin e Madh të futbollit shqiptar, Dhimitër Xhambazi.

Sigal

LEGJIONARËT

Asllani bëhet zyrtarisht “dem”, dje u prezantua tek Torino

Trajneri i Torinos, Marco Baroni, zbulon se Ardian Ismajli nuk është ende gati, rikthimi i tij në fushën e lojës pritet të ndodhë pas pauzës që sjell Kombëtarja. Ismajli pësoi një dëmtim në kofshën e djathtë gjatë një miqësore me Vallencia-n, dëmtim që pritet ta mbajë larg Kombëtares për dy sfidat e radhës, në miqësoren kundër Gjibraltarit dhe ndaj Letonisë, në kualifikueset e Botërorit. Ndërsa dje Asllani u prezantua te Torino ku do të vazhdojë karrierën e tij, krah futbollistit tjetër të Kombëtares, Ardian Ismajli. Ndërkohë që vetë mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani, dje i ka dhënë lamtumirën Interit përmes një postimi në rrjetet sociale. Aty 23-vjeçari shkruan se ka qenë nder të mbante veshur fanellën zikaltër dhe se do i mbajë në zemër të gjitha momentet në Milano.

Silvinjo do e ftojë Kristian Shpendin në Kombëtare

Për dy sfidat e radhës, miqësoren me Gjilbraltarin dhe ndeshjen për kualifikueset e Botërorit 2026 me Letoninë, trajneri i Kombëtares Silvinjo pritet të vijë me një tjetër risi, pasi ka vendosur të ftojë në përfaqësuese sulmuesin e Çezenës, Kristian Shpendi. Nga Italia e bëjnë fakt të kryer, duke zbuluar se Shpendi ka marrë një ftesë zyrtare për këto dy takime. Sulmuesi kuqezi i ka bërë një nisje me gol edhe sezonit të ri duke bindur më në fund Sylvinho-n t’i jap një shans.

FSHF-j nxjerr në shitje biletat e sfidës Shqipëri-Letoni

Për ndeshjen Shqipëri-Letoni që do të luhet në mbrëmjen e 9 shtatorit 2025, FSHF-ja ka nxjerrë në shitje biletat fizike pranë stadiumit “Air Albania”. Federata e Futbollit ka njoftuar se nga dita e hënë, të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares kanë mundësi të blejnë biletat edhe fizikisht për ndeshjen e 9 shtatorit, Shqipëri-Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Nga ana e tij, Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se biletat mund të sigurohen pranë pikës së shitjes që ndodhet tek hyrja e tribunës kryesore të stadiumit “Air Albania”. Pika fizike do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00, dhe ky vendim vjen për shkak të kërkesave të vazhdueshme të tifozëve për bileta fizike. Ndërkohë, vazhdon edhe shitja online e biletave në linkun ebileta.al.

Axhendë e zakonshme, java e dytë në dy ditë

Java e dytë e Kategorisë së Parë do t’i luajë ndeshjet në dy ditë. Kështu, Kategoria e Parë, do të rikthehet në fushë të shtunën e 30 gushtit, kur janë planifikuar të zhvillohen 5 ndeshje, ndërsa do të mbyllet të dielën me takimin Lushnja-Skënderbeu. Të gjashta sfidat e javës së dytë pritet të tregojnë më shumë se java e parë, jo vetëm në rezultate, por edhe në vlerat e lojës. Pas këtyre ndeshjeve, kampionati do ndërpritet dy javë për shkak të ndeshjeve të Kombëtares. Nis më 13 shtator.

KATEGORIA E PARË

SEZONI 2025-2026

Ndeshjet-Java e Dytë

E shtunë, 30 gusht 2025

Iliria-Pogradeci                       17:00

Korabi-Besa                17:00

Apolonia-AF Luftëtari            17:00

Laçi-Kastrioti              17:00

Burreli-Kukësi                        17:00

E dielë, 31 gusht 2025

Lushnja-Skënderbeu   17:00

RENDITJA

Skuadrat                    Nd       P

1.Skënderbeu              1          3

2.Laçi                          1          3

3.Kukësi                      1          3

4.Besa                         1          1

5.Kastrioti                   1          1

6.Luftëtari                   1          1

7.Korabi                      1          1

8.Lushnja                    1          1

9.Pogradeci                 1          1

10.Apolonia                1          0

11.Iliria                        1          0

12.Burreli                    1          0

 

Dukuri nga java e parë në gola dhe në stola

Në javën e parë të Mategorisë së parë u shënuan 13 gola, një mesatare kjo me 2.2 gola për ndeshje. Skënderbeu, Kukësi dhe Laçi ishin skuadrat që morrën tri pikët në ndeshjet e javës së parë, ndërsa tre ndeshjet e tjera u ndanë në barazime. Në ndeshjen Pogradeci-Lushnja, rrjetat mbetën të paprekura për 90 minuta, e po kështu edhe Burreli nuk e bëri sefte me gol në këtë javë të parë. Fitorja e vetme në transfertë ishte ajo e Laçit me Ilirinë, 1-2, ndërsa sa i përket trajnerëve, 7 skuadra i ndryshuan në këtë sezon, 5 të tjera mbajtën ata të sezonit të kaluar: Skënderbeu, Lushnja, Korabi, Besa dhe Luftëtari.