Dëmtimi i Benzema, evitohet me e keqja. Mësohet sa do të mungojë ylli i Realit

122
Sigal

Karim Benzema ka alarmuar jo pak tifozët e Real Madrid teksa la i dëmtuara fushën e lojës në ndeshjen e Ligës së Kampioneve. Fakti që ai shtrëngoi gjurin la të mendohej se mund të ndodhte më e keqja për futbollistin.

Por sot është mësuar se sulmuesi francez ka evituar më të keqen, edhe pse gjithsesi do të duhet të bëjë disa ditë pushim për të rikuperuar nga dëmtimi. Lojtari i është nënshtruar një rezonance magnetike dhe sipas “AS” ka një bursit në gjurin e djathtë. Një situatë që shqetëson lojtarin dhe për të cilën klubi ka preferuar që të mos rrezikojë asgjë.

Kështu, ai do të lihet pushim të paktën edhe një javë, në mënyrë që të rikuperohet plotësisht nga ky dëmtim që fatmirësisht nuk ka prekur meniskun. Ai do të mungojë në fundjavë në kampionat ndaj Majorkës dhe në ndeshjen kundër Lajpcigut në Ligën e Kampioneve. Por madrilenët janë besimplotë se do të kenë në dispozicion kapitenin për duelin e datës 18 ndaj Atletiko Madrid, një supersfidë e La Liga ku do të shihen më mitë pretendimet që kanë dy skuadrat për këtë edicion në kampionatin spanjoll.