Berisha: Kontrata e satelitëve u firmos me korrupsion! Lufta ndaj këtij fenomeni, kusht për funksionimin e shtetit

100
Sigal

Kryetari i PD Sali Berisha deklaroi se kontrata e satelitëve është firmosur me korrupsion ndërsa shtoi se nëse do të firmosësh kontratë ballëhapur, hap tender të hapur dhe kaq e gjithë puna.

Sipas Berishës, tani nuk thonë tender i mbyllur, por e kanë zëvendësuar me ‘konkurrencë me dialog’. Berisha deklaroi se lufta ndaj korrupsionit është një kusht themelor për funksionimin e shtetit dhe policisë.

“Lufta ndaj korrupsionit është një kusht themelor për funksionimin e shtetit dhe policisë dhe për ne ka qenë e mbetet një përparësi absolute. Ka pasur korrupsion, unë nuk them, por Shqipëria në luftën ndaj korrupsionit ka pasur disa arritje më të jashtëzakonshme të dokumentuara.

Nëse sot, ky kryetari i Bashkisë së Tiranës, por e shihja dje ndërton shkollën me 4 milionë euro. Me 620 mijë euro ndërtohet shkolla në Berlin, e standardit Europian.

Kjo gjendej është edhe në polici, ushtri. Sot takoja një ushtarak dhe më thoshte se aty nuk ka tjetër problem veçse tenderat. Iku sekretari i Përgjithshëm këtë të satelitëve. Erdhi ai që firmosi satelitët. Si u firmosën satelitët. Nuk kisha dëgjuar kurrë më parë edhe pse unë me zyrë jam marrë.

Konkurrencë me dialog. U firmos kontrata bazuar në konkurrencë me dialog. Me korrupsion. Nëse do të firmosësh kontratë ballë hapur, hap tender të hapur dhe kaq e gjithë puna.

Siç u firmos kontrata e djegësave, tenderi i mbyllur. Tani nuk thuhet më kështu, por e kanë zëvendësuar me konkurrencë me dialog.

Pra, lufta ndaj korrupsionit është një fushë tjetër themelore për funksionimin e policisë. Do të ketë mbështetjen më të madhe dhe jam plotësisht dakord me ju.”-tha Berisha.