De Jong: Unë ‘vdes’ të shoh se si stërvitet Messi

570
Sigal

Prej 1 korrikut Frenki De Jong do t’i bashkohet Barcelonës.

Pasi u shpall kampion në Holandë me Ajaxin, De Jong foli për të ardhmen që e pret në “Camp Nou” ku shpreh një kuriozitet të madh të shikojë si stërvitet Leo Messi.

“Unë “vdes” të shoh se si stërvitet Messi. Mendoj se e vetmja gjë që do të bëjë është t’i pasoj topin. Nuk bëhet fjalë të ndryshoj, pasi rëndësi ka të jesh i përqendruar dhe të mësosh nga më të mirët. Jam kurioz të di se cili do të jetë rendimenti im, por më pëlqen që do të mësojë nga më të mirët”, kanë qenë fjalët e De Jong.