De Biazi: Ndeshja me Armeninë do jetë një betejë e fortë

406
Ethet e kualifikueseve kanë filluar për të gjithë, ashtu si edhe për De Biazin që ka filluar të mendojë më shpejt se kushdo për ndeshjen e radhës, atë ndaj Armenisë. Trajneri i Kombëtares ka dhënë dje një intervistë për mediat armene, ku është pyetur për ndeshjen e radhës, për forcën e Armenisë dhe shanset për kualifikimi të Shqipërisë. Sipas De Biazit, dy skuadrat që do të kualifikohen direkt për në Euro 2016 do të jenë Danimarka dhe Portugalia, ndërsa lufta e vërtetë do të bëhet për vendin e tretë, vend që nëse arrihet do të na kalojë në play-off. 
Çfarë dini për Kombëtaren armene të futbollit ?
– E di shumë mirë Armenia është ekip i mirë që ka ndryshuar shumë në këto eliminatore falë z.Bernard Challandes që ka ndryshuar stilin e lojës, kanë lojtarë të mirë dhe yllin Mhkitaryan.
Cilin futbollist cilësoni si më të mirin nga Kombëtarja e Armenisë?
– Nuk e di mirë nëse e kuptova pyetjen, besoj se Mhkitaryan është lojtari më i mirë por ekipi bënë forcën. Në ndeshjet e zhvilluara kanë vendosur gjithmonë shumë kualitet por kanë humbur gjithmonë ndeshjet për një gol.
Cilat janë pritshmëritë për takimin Shqipëri -Armeni?
– E di që do të jetë një sfidë e vështirë për ne, por do të shfrytëzoj faktorin që luajmë ne në shtëpi.
I keni parë ndeshjet Danimarkë – Armeni, Armeni – Serbi dhe Portugali -Armeni? Kush është opinioni që keni për këto ndeshje?
– Po natyrisht! Tre ndeshje të mira nga ana e Armenisë, kundër Serbisë meritonin të fitonin, kanë bërë mirë kundër Portugalisë dhe gjithashtu shumë mirë me Danimarkën.
Sipas mendimit tuaj, kush është ekipi më i avantazhuar për kalimin direkt në Euro 2016?
– Mendoj se Portugalia dhe Danimarka do të shkojnë në Francë, ndërsa për vendin e tretë do të jetë një betejë e fortë për ekipet e tjera.
Futbollistët e thirrur për ndeshjen ndaj Armenisë
Deri më tani, De Biazi ka thirrur për ndeshjen ndaj Armenisë vetëm 17 futbollistë, duke lënë në pritje për listën e plotë edhe 6 emra të tjerë, erma që do të bëhen të ditur brenda kësaj jave. Lista pati disa surpriza, ose më saktë rikthim të vëmendjes tek Alban Meha, ku në paraqitjet e tij mbresëlënëse tek Paderborn i mbushi mendjen De Biazit se ishte i denjë edhe për Kombëtaren, e në të njëjtën linjë është edhe Shkëlzen Gashi, futbollisti që po mahnit Zvicrën dhe Europën, e sigurisht që as De Biazi nuk mund të rrinte dot pa kthyer vëmendjen tek ai. Mund të thuhet me bindje se kemi një ekip shumë të plotësuar, kupër fatin e mirë mungesat janë të pakta, ku në dyshime është vetëm Cana, që për shkak të dëmtimit që pati para tre ditësh, mund të mos jetë gati për ndeshjen e 29 marsit. 
Etrit Berisha
Alban Hoxha
Lorik Cana
Mërgim Mavraj
Arlind Ajeti
Ansi Agolli
Elseid Hysaj
Andi Lila
Emir Lenjani
Alban Meha
Taulant Xhaka
Ergys Kaçe
Amir Abrashi
Shkëlzen Gashi
Odise Roshi
Bekim Balaj
Sokol Cikalleshi
Sigal