Daja: Treguam se çfarë diferencash kemi me kundërshtarët, duhet të finalizojmë më shumë

667
Trajneri i Skënderbeut, Daja, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij pas fitores me Kukësin, dhe tha se sot ekipi i tij zhvilloi një lojë shumë të mirë. Ai shtoi se të gjithë e panë sot, çfarë diferencash ka ekipi i tij, me pjesën tjetër të kampionatit.
“Pjesën e parë zhvilluam një lojë shumë të mirë. Patëm raste për gol. Na kënaq loja e zhvilluar. Kur mbetëm me 10 lojtarë, menduam të krijonim një rreshtim të ri në fushë, pasi kundërshtari po na vinte në vështirësi. Sot e merituam plotësisht fitoren”.
Mungesa e Soue…
“Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm, por edhe të tjerët sot bënë detyrën. Defekti ynë sot ishte që nuk finalizuam shumë para portës. Nëse do shënonim më shpejt golin e dytë, do ta mbyllnim ndeshjen.”
Do aktivizohen lojtarët e rinj në Europë…
“Do kërkojmë vazhdimësinë në Europë, por edhe do provojmë ndonjë lojtar të ri. Kemi një kundërshtar të vështirë si Jang Bojs, dhe duhet të bëjmë një performancë dinjitoze.”
Diferenca në kampionat…
“Besoj që e patë diferencën me vendin e dytë në kampionat, e treguam në fushën e lojës. Nuk themi që kemi mbyllur gjithçka, por pikët që kemi na japin vazhdimësi.
Sigal