‘Do ti tregoj burrit që ti .. me mua’, dënohet 4 vite burg

786
Me katër vite burgim për dhunë seksuale dhe përndjekje është dënuar në mungesë një 35-vjeçar shqiptar në një gjykatë në Pisa të Italisë, pas denoncimeve të ish të dashurës së tij. Kjo e fundit është një grua nga Ukraina, e cila tashmë jeton në vendin e lindjes, e martuar dhe me dy fëmijë, raportojnë mediat lokale.
Në kohën kur kanë ndodhur ngjarjet, të dy, ukrainasja dhe shqiptari (tashmë në kërkim nga autoritet italiane) jetonin në Livorno. Sipas raportimeve të medieve lokale, shqiptari i dënuar është kthyer në Shqipëri prej kohësh duke i shpëtuar dënimit.
Avokati i shqiptarit ka kërkuar në gjykatë që 25-vjeçari të shpallet i pafajshëm.
Historia
Shqiptari dhe ukrainasja ishin të dashur. Një marrëdhënie paralele dhe e fshehtë që në momentin kur i erdhi fundi, nxiti xhelozinë e shqiptarit, i cili asokohe punonte në ndërtim.
Ajo ka denoncuar se shqiptari e ka përdhunuar disa herë pas lidhjes, nën kërcënimin se do ti tregonte bashkëshortit të saj historinë e tradhtisë.
Ajo gjithashtu ka denoncuar se shqiptari e ka dhunuar fizikisht dhe e ka përndjekur.
Sigal