Çuditi tifozët me veprimin e tij, zbulohet çfarë përtypi Ronaldo në ndeshjen me Ganën

132
Sigal

Një gjest i Kristiano Ronaldos në ndeshjen mes Portugalisë dhe Ganës ka ngritur shumë pikëpyetje te tifozët.

Në minutën e 36 të ndeshjes pesë herë ‘Topit të Artë’ fut dorën te pantallonat dhe më pas nxjerr diçka të cilën më pas e përtypi.

Pyetjet si çfarë kishte Ronaldo tek të brendshmet dhe se çfarë kafshoi iu adresuan federatës portugeze, që me anë të një postimi sqaroi se ai ishte çamçakëz.