Miqtë i zbulojnë sekretin: Fifi shtatzënë për herë të parë

70
Sigal

Ditë të arta për Fifin. Këngëtarja nga Kosova po vijon të korrë sukses me produksionet e reja që po lançon.

Ndërkohë që edhe më e lumtur shfaqet artistja në jetën private. Prej gati 1 viti, ajo dhe Adisi po shijojnë një histori dashurie ndër më të pëlqyerat edhe për ndjekësit.

Por, duket se gëzimi i çiftit do të shtohet në muajt në vijim. Miqtë e afërt të dyshes kanë zbuluar se këngëtarja nga Kosova është në pritje të ëmbël.

Në fakt, prej disa javësh ky thashethem është vërtitur mes lajmeve, por edhe miqve të tyre, por vetë artistja ka zgjedhur të mos reagojë, duke lënë kështu edhe më shumë shkak për të folur rreth pritjes së saj të ëmbël.

Duket se edhe në rrjetet sociale Fifi është pyetur rreth planeve për një fëmijë.

“Kur do e bësh një fëmijë?”, e kanë pyetur fansat dhe këngëtarja është përgjigjur shkurtimisht se “Kur t’i vijë koha”.

Por një tjetër fakt që duket se konfirmon atë që miqtë e artistes thonë është edhe një tjetër përgjigje në “Instagramin” e saj.

“Ky është nëntori më i lumtur i jetës sime, besoj nëntori tjetër do të jetë edhe më i bukur”, është shprehur Fifi, duke na lënë të kuptojmë shumë rreth kësaj eksperience të re për të.

Ndërkohë, paparacci ynë ka siguruar edhe fotot e fundit të çiftit, ku duket se ajo e ka mbuluar me xhaketë barkun, duke mos preferuar të zbulojë format e rrumbullakosura.

Ajo dhe Adisi kanë qenë në së bashku në festën e Xhensila Myrtezajt. Në të njëjtën festë ka qenë edhe ish-bashkëshortja e Adisit, Adrola Dushi.

Image