Publikohen pamjet, një burrë në shinat e një metroje në Nju Jork shpëtohet disa sekonda para se të vinte treni

107
Sigal

Një njeri i mirë, i cili ishte në vendin e duhur në kohën e duhur, dhe një ekip oficerësh të qytetit të Nju Jorkut, të cilët nxituan në vendngjarje, shpëtuan një burrë që ra në shinat e metrosë vetëm disa sekonda përpara se të vinte një tren, tha policia.

Sipas mediave të huaja, dy oficerë nga zona e 25-të e NYPD-së ishin në mes të një inspektimi të platformës të enjten në mbrëmje kur udhëtarët i informuan ata se një burrë kishte rënë në shinat e trenit një platformë tjetër.

Dhe pamjet e publikuara tregojnë oficerët që nxitojnë në ndihmë të burrit. Aty shihet një person tjetër që ishte afër burrit kur oficerët mbërrijnë. Dhe me ndihmën e tij, oficerët ishin në gjendje ta zhvendosnin burrin nga shinat dhe mbi platformën, tha NYPD.

Më pas autoritetet u përgjigjen dhe e dërguan burrin në një spital lokal në gjendje të qëndrueshme, me lëndime të lehta në dorë dhe shpinë, tha policia.