Ç’po ndodh me CR7? Sezoni më i keq në 10 vitet e fundit

540
Sigal

Kalimi i Cristiano Ronaldos në Torino, nuk ka përmirësuar as Real Madrid dhe as vetë portugezin. Skuadra merengues ka kaluar një sezon shumë zhgënjyes, pa mundur që të fitojë asnjë trofe, ndërkohë që bomberi me origjinë nga Madeira po kalon sezonin më të dobët sa i përket golave të të shënuar.

Sulmuesi portugez në 42 ndeshje gjatë këtij sezoni në Seria A, Champions League, Kupën e Italisë dhe në Superkupë, ka shënuar 28 gola me një total prej 3556 minutash. Kur duhen edhe dy javë nga fundi i kampionatit, duket e vështirë që ai të arrijë qoftë 33 golat, që janë sezoni i tij më i dobët. Mesatarja e shënimit të golave është ngritur me 34.2 për qind, nga një gol për 83 minuta në 127 minuta për të gjetur njëherë rrugën e rrjetës.

0.67 gola për ndeshje është një mesatare shumë e ulët me ekipin torinez, teksa kujtojmë që në sezonin e kaluar shënonte një gol për ndeshje, ndërkohë që në sezonin 2014/15, realizonte 1.13 gola për ndeshje.

Dy ndeshjet e fundit, Juventusi do t’i luajë ndaj Atalantës dhe Sampdorias, teksa shpresat për t’u shpallur golashënuesi më i mirë duket se janë shuar, pasi Quagliarella është 5 gola para tij. CR7 këtë sezon nuk arriti që të shpallej as golashënuesi më i mirë në Champions League, pasi realizoi një gol në fazën e grupeve, tre në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Ajax dhe nga një në secilën ndeshje ndaj Ajaxit, duke e mbyllur me 6 gola të shënuar në total.