Çmendet Reali bën gati 105 milionë euro për yllin e Lazios

469
Sigal

Sergej Milinkovic-Savic pas golit spektakolar ndaj Juventusit, ka ringjallur interesimin e skuadrave të mëdha europiane. Mesfushori i Lazios pëlqehet nga shumë klube të mëdha jo vetëm italiane por edhe nga kampionate të tjera të rëndësishme dhe ndoshta serbi është duke luajtur sezonin e tij të fundit te Lazio.

Sipas “Don Balon”, medias spanjolle që qëndron shumë afër klubit të Realit, presidenti i Los Blancos Florentino Perez e pëlqen shumë mesfushorin serb dhe po përgatit një ofertë prej plot 105 milionë eurosh për ta transferuar atë te Reali verën e ardhshme.

Një shifër që duket e kënaqshme për bardhekaltrit pasi kohët e fundit nuk është se ka pasur propozime të tjera më konkrete.