“CIES” liston talentet më premtues në të gjithë botën, ndër to edhe Marash Kumbulla. Ja në cilin vend renditet shqiptari

Raporti javor i Observatorit të Futbollit, “CIES” ka publikuar listën e futbollistëve të rinjtë më të fortë në botë të lindur në vitin 2000.

Kjo renditje është përpiluar për katër kategori të ndryshme, bazuar në minutat e luajtura në kampionat dhe nivelin e ekipeve në të cilat janë regjistruar lojtarët.

Sigal

Në listë bënë pjesë edhe mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, i cili edhe pse në vendin e 25-të, shihet si një nga të rinjtë më me perspektivë në futbollin italian. Në krah të Kumbullës, ka emra si Sanço dhe Haland të Dormundit, Foden i Sitit, Kulusevksi i Juves dhe Tonali i Milanit.