Champions/ Publikohen formacionet zyrtare, Alegri zgjedh Dybala-n titullar

403
Sigal

Në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme luhen dy sfidat e kthimit të turit çerekfinal në  Uefa Champions League.

Në Torino, Juventusi pret Ajaksin, teksa takimi i ndeshjes së parë ka përfunduar në shifrat e barabarta 1-1, dhe shanset janë të hapura për të dyja ekipet. Ajaksi do të kërkojë të vazhdojë ëndrrën, duke avancuar për në gjysmëfinale, ndërsa Juvja me pretendime madhore, kërkon të kalojë edhe këtë test.

E hapur është edhe sfida tjetër, ku Barcelona luan në “Camp Nou” përballë Mançester Junajtid. Sfida e parë përfundoi me fitoren e katalanasve 0-1, por gjithsesi ende asgjë nuk është mbyllur, dhe ekipi i Solskjaer do të luajë gjithçka për gjithçka.

21:00 | Juventus-Ajaks (1-1)

Juventus (4-3-3): Shezni; De Shiljo, Bonuçi, Rugani, Aleks Sandro; Xhan, Pjaniç, Matuidi; Bernardeski, Dibala, Ronaldo. Trajner: Masimiliano Alegri.

Ajaks (4-2-3-1): Onana; Veltman, De Ligt, Blind, Mazraui; Shëne, De Jong; Ziesh, Van de Bek, Neres; Tadiç. Trajner: Erik ten Hag.

Capture1

21:00 | Barcelona-Mançester Junajtid (1-0)

Barcelona: Ter Shtegen; Serxhi Roberto, Pike, Lenglet, Zhordi Alba; Buskets, Rakitiç, Arthur; Mesi, Suárez, Kutinjo. Trajner: Ernesto Valverde

Mançester Junajtid: De Gea; Xhones, Lindelöf, Smolling, Jang; Fred, MekTominey, Pogba; Lingard, Rashford, Martial. Trajner: Ole Gunar Solskjaer.

Capture