Janë luajtur këtë pasdite dy sfida të vlefshme për fazën e grupeve në Champions League. Në gurpin B u përballën PSV me Arsenal dhe në Francë, surpriza Lens kundër Seville.
Në sfidën e Eindhoven, skuadrat u ndalën në një barazim 1-1.
Arsenal kaloi e para në avantazh në fundin e pjesës së parë me Nketiah. Ndërsa me fillimin e së dytës, PSV barazoi shifrat me Vertessen. Të dyja skuadrat e kishin siguruar më parë kualifikimin. Arsenal do të kalojë në fazën me eleminim direkt si vendi i parë me 13 pikë, ndërsa PSV renditet e dyta në grup me 9 pikë.
Në sfidën tjetër, Lens mundi Seville me rezultatin 2-1. Kjo fitore i jep mundësi francezëve të luajnë në Europa League, ndërsa spanjollët eleminohen nga çdo kompeticion europian duke u rendtiur të fundit me 2 pikë.
Në mbrëmje e gjithë vëmendja do të jetë në “Old Trafford”, aty ku Manchester United do të pres Bayern Munchen. Skuadra e Ten Hag renditet e fundit, por në rast fitoreje ka mundësi për të kaluar më tej. Sakaq, bavarezët e kanë siguruar kualifikimin për në 16-she me pikë të plota në 5 ndeshjet e luajtura deri më tani.






















