Çfarë po ndodh me yllin e Dortmundit? Pas takimit me Laportën, babai dhe agjenti i Haaland shihen në zyrat e…

204
Sigal

Sulmuesi Erling Haland, është vënë në qendër të merkatos europiane dhe skuadra e tij, Borusia Dormund, nuk pranon të heqë dorë nga lojtari pa përmbushur kërkesat e saj ekonomike, plot 150 milionë euro.

Ditën e sotme u përfol për një takim të bujshëm të babait të sulmuesit dhe agjentit të tij Mino Raiola, me presidentin e Barcelonës, Juan Laporta, të cilët flitet se janë ulur në tryezë për të diskutuar mbi një transferim të mundshëm të sulmuesin norvegjez tek blaugranasit.

Si duket Laporta nuk ka qenë i vetmi që dyshja ka takuar, pasi në internet po qarkullojnë video të një takimi të përfaqësuesve të Haland me presidentin e Real Madrid, Fiorentino Perez.

Sipas mediave spanjolle përfaqësuesit e lojtarit, do të takojnë të gjithë presidentët e klubeve që kanë shfaqur një interes konkret për sulmuesin 20-vjeçar, për të vendosur më pas për opsionin më të mirë të mundshëm.